Rusia nuk qëndron pas sulmit në qendrën tregtare në Ukrainë, thotë Putin

30 Qershor 2022 | 10:53

Presidenti rus Vladimir Putin mohoi pretendimet se Rusia qëndron pas një sulmi në një qendër tregtare në Kremenchuk, në Ukrainën qendrore, që la të paktën 18 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Sipas tij, kjo nuk është forma sesi operojnë forcat ruse dhe se nuk është e nevojshme të kryhet një sulm i tillë ndaj civilëve, shkruan CNN.

“Ushtria ruse nuk sulmon asnjë vend civil. Ne nuk kemi nevojë për këtë. Ne kemi të gjitha aftësitë për të zbuluar vendndodhje specifike dhe falë armëve tona me precizion të lartë me rreze të gjatë ne po arrijmë qëllimet tona,” tha Putin.

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski ka fajësuar Rusinë për sulmin me raketa në qendrën tregtare.

Ai ka kërkuar komunitetit ndërkombëtar që të ndalë terriorin rus, pasi sipas tij, Putin po e kthen Rusinë në një vend terrorist.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit, zbulohet kushti

Komisioni Evropian propozoi këtë të premte, ndryshime që do të ngadalësojnë uljen e kufijve të emetimeve të gazrave serrë nga bizneset, si pjesë e një...
20:23 | 17/07/2026