Rusia paralajmëron marrëveshje tregtare me Iranin

19 Qershor 2023 | 08:21

Një marrëveshje për krijimin e një zone të lirë tregtare midis Iranit, Rusisë dhe disa shteteve të tjera në rajonin e Euroazisë mund të arrihet në fund të këtij viti.

Zëvendëskryeministri rus, Alexei Overchuk, i tha agjencisë së lajmeve ruse TASS, se bisedimet midis Bashkimit Ekonomik të Euroazisë – ku bëjnë pjesë Armenia, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgizia dhe Rusia – dhe Iranit janë në fazën finale.

“Ne po lëvizim përpara. Ne shpresojmë shumë që një marrëveshje e tillë do të mund të nënshkruhet deri në fund të këtij viti”, tha Overchuk.

Si ky rajon, ashtu edhe Irani janë bërë më të rëndësishme për Kremlinin, pasi sanksionet perëndimore për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, i kanë kufizuar Moskës rrugët e tregtisë së jashtme dhe e kanë detyruar atë që të kërkojë tregje jashtë Evropës, shkruan REL.

Megjithatë, pavarësisht thellimit të raporteve mes Moskës dhe Teheranit që nga nisja e pushtimit dhe nisjes së blerjes së dronëve të prodhimit iranianë për të sulmuar Ukrainën, tregtia mes dy shteteve është rritur pak.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Britania propozon rregulla të reja për platformat mobile të Apple dhe Google

Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve (CMA) i Mbretërisë së Bashkuar nisi të martën një konsultim mbi rregullat e propozuara që kërkojnë që Apple dhe Google...
10:59 | 30/06/2026

Eksperti i astronomisë: Asteroidi më i rrezikshëm që do t’i afrohet Tokës në vitin 2028

Asteroidi 2024 YR4 është aktualisht asteroidi më i rrezikshëm për Tokën për shkak të probabilitetit të hyrjes në atmosferën e Tokës, megjithatë, rreziqet janë ende...
10:10 | 30/06/2026

Polemikat me Trump, Meloni: Nuk jam antiamerikane, por as e gjunjëzuar

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se nuk është antiamerikane, por as nuk është “e gjunjëzuar”, mes polemikave të fundit mbi komentet e Presidentit të SHBA-së...
10:06 | 30/06/2026