Rusia paralajmëron NATO-n me vendosje të armëve bërthamore në Detin Baltik

14 Prill 2022 | 13:08

Nënkryetari i Këshillimit të Sigurisë në Rusi, Dmitry Medvedev paralajmëroi NATO-n në lidhje me anëtarësimet e Finlandës dhe Suedisë.

Ai u shpreh se nëse këto dy shtete do të anëtarësohen në aleancë, Kremlini do të duhet të shtojë forcat e saj tokësore, detare dhe ajrore në Detin Baltik, duke përfshirë edhe vendosje të armëve bërthamore.

“Nuk mund të flitet më për ndonjë status pa armë bërthamore për Detin Baltik, ekuilibri duhet të rivendoset,” tha Medvedev, i cili ishte ushtroi detyrën si president nga viti 2008 deri në 2012.

Finlanda, e cila ndan një kufi prej 1,300 km me Rusinë dhe Suedia po shqyrtojnë anëtarësimin në aleancën e NATO-s, shkruan Reuters.

Finlanda do të marrë një vendim në javët e ardhshme, tha të mërkurën kryeministrja Sanna Marin, ndërsa homologia e saj Magdalena Andersson deklaroi se Suedia do të analizojë situatën gjeopolitike.

Finlanda fitoi pavarësinë nga Rusia në 1917 dhe zhvilloi dy luftëra kundër saj gjatë Luftës së Dytë Botërore gjatë së cilës humbi disa territore ndaj Moskës. Të enjten, Finlanda njoftoi një stërvitje ushtarake në pjesën Perëndimore të territorit të saj, me pjesëmarrjen e forcave nga Britania, Shtetet e Bashkuara, Letonia dhe Estonia.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump, bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn; diskutohet fundi i luftës

Presidenti Donald Trump zhvilloi biseda telefonike me liderët e Ukrainës dhe Rusisë ditën e shtunë, me rastin e 4 Korrikut, ditës së Pavarësisë së Shteteve...
13:56 | 05/07/2026

Thirrjet në varrimin e Khamenei: Të vrasim Trump! Vdekje Amerikës!

Një folës në ceremoninë mortore të ish-liderit suprem iranian, Ali Khamenei, bëri thirrje për vdekjen e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Duke folur...
13:52 | 05/07/2026

Lutjet mortore për Khamenein mbahen pa Mojtaban; djemtë e tjerë marrin pjesë

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, mungoi në lutjet mortore për babanë dhe paraardhësin e tij, ajatollahun Ali Khamenei, të mbajtura herët në mëngjesin e...
12:16 | 05/07/2026