Rusia paralajmëron SHBA-të që të mos dërgojnë armë në Ukrainë

25 Prill 2022 | 11:50

Rusia ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të mos dërgojnë më armë në Ukrainë.

Kështu ka bërë të ditur ambasadori i Rusisë në Uashington, Anatoly Antonov gjatë një interviste për televizionin rus Rossiya 24.

“Ne e shohim si të papranueshme situatën në të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës dërgojnë armë në Ukrainë dhe kërkojmë që kësaj t’i jepet fund”, u shpreh ai.

Antonov tha se një notë zyrtare diplomatike i ishte dërguar Uashingtonit që shprehte shqetësimet e Rusisë, shkruan Reuters.

Ai tha se furnizime të tilla me armë nga Shtetet e Bashkuara do të përkeqësonin më tej situatën dhe do të rrisnin rrezikun e konfliktit.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin udhëtuan në Kiev për të takuar Presidentin e Ukrainës Volodimir Zelenski, të dielën.

Ndërsa, më herët gjatë muajit prill, presidenti i SHBA-ve Joe Biden njoftoi një ndihmë ushtarake shtesë prej 800 milionë dollarësh për Ukrainën.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026