Rusia: Parandaluam sulmet me dronë afër Moskës

28 Gusht 2023 | 08:19

Rusia pretendon se mbrojtja e saj ajrore e shkatërroi një dron që po i afrohej Moskës dhe dy të tjerë në një rajon në kufi me Ukrainën gjatë natës së 27 gushtit.

Mbrojtja ajrore në rrethinën Lyubertsy në juglindje të kryeqytetit “e rrëzoi një dron që po fluturonte drejt Moskës”, tha kryetari i qytetit, Sergei Sobyanin, në Telegram, po treguar se kush ishte sulmuesi.

“Nuk ka viktima apo dëme, sipas raportimeve fillestare. Shërbimet emergjente janë në vendin e ngjarjes”, shkroi ai.

Po ashtu, edhe Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se mbrojtja ajrore e saj e shkatërroi një dron në rrethinën Lyubertsy rreth orës 4:30 të hënën dhe e fajësoi Kievin për sulmin.

Trafiku ajror në aeroportet e Moskës, Domodedovo dhe Vnukovo, u pezullua, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Rusisë, TASS, e cila e citoi shërbimin e aviacionit.

Dy dronë të tjerë u shkatërruan nga mbrojtja ajrore në rajonin Bryansk në kufi me Ukrainën, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Ajo nuk tregoi nëse ka pasur viktima apo dëme.

Kryeqyteti dhe rajonet tjera ruse kanë qenë cak i sulmeve të njëpasnjëshme nga dronët ukrainas në javët e fundit, pasi Kievi u zotua në fillim të verës do t’i përgjigjet me luftë Rusisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026