Rusia përdor teknologjinë për identifikimin e fytyrës për të shtypur kundërshtarët

28 Mars 2023 | 22:30

Që nga fillimi i sulmit të Rusisë kundër Ukrainës, polica ruse po shfrytëzon teknologjinë e identifikimit të fytyrës, për të shtypur disidentët dhe për të parandaluar qytetarët të protestojnë kundër qeverisë.

Agjencia e lajmeve Reuters sjell intervistat dy aktivistë rusë, që janë detyruar të largohen nga vendi, për shkak të trysnisë së vazhdueshme të ushtruar nga policia në Moskë.

Në disa pamje të regjisitruara nga aktivisti rus i të drejtave të njeriut, Alexander Zharov, shihet ai teksa futej në një stacion metroje në Moskë.

Në video ai shihet duke kryer pagesën në hyrje, ku është vendosur një aparat që e fotografon atë, shkruan VOA.

Pak minuta më vonë, oficerët e policisë e ndalojnë aktivistin.

Kjo është hera e tretë që zoti Zharov arrestohet nga policia brenda metrosë së Moskës.

“Kërkova të më tregonin arsyen e ndalimit. Njëri nga oficerët e policisë e arsyetoi këtë duke thënë se jam në listën e personave në kërkim”, tha zoti Zharov.

32 vjeçari u gjet përmes teknologjisë për identifikimin e fytyrës, e cila është vendosur gjithandej në sistemin e metrosë së qytetit.

Një hulumtim i agjencisë Reuters zbuloi se rrjeti i vëzhgimit në Moskë luan rol kyç në arrestimin e protestuesve kundër qeverisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të dhënave të Organizata Botërore e...
22:32 | 30/06/2026

Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus

Kryetarja e Alternativës së krahut të djathtë për Gjermaninë (AfD), Alice Weidel, tha sot se Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit...
22:31 | 30/06/2026

Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

Omani, një aleat i SHBA-së, bashkë me Iranin po i bën presion Amerikës për një plan për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë nëpër...
22:30 | 30/06/2026