Rusia përgatit projektligjin e ‘marrëveshjes së besnikërisë’ për të huajt
Moska ka përgatitur projektligjin që do t’i detyronte të huajt që jetojnë në vend, që të nënshkruajnë një “marrëveshje besnikërie” ndaj Rusisë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS.
Sipas mediave të huaja, marrëveshja do t’i ndalonte ata të kritikonin politikën zyrtare, të diskreditonin historinë ushtarake sovjetike ose të kundërshtonin vlerat tradicionale të familjes.
Një i huaj që hyn në Rusi do të ndalohet të “ndërhyjë në aktivitetet e autoriteteve publike të Federatës Ruse, duke diskredituar në çfarëdo forme politikën e jashtme dhe të brendshme shtetërore të Federatës Ruse, autoritetet publike dhe zyrtarët e tyre”, tha TASS.
Marrëveshja do të përfshijë klauzola për moralin, familjen, “propagandën për marrëdhëniet seksuale jotradicionale” dhe historinë.
Të huajt do të ndaloheshin gjithashtu nga “shtrembërimi i së vërtetës historike rreth bëmës së popullit sovjetik në mbrojtjen e Atdheut dhe kontributit të tij në fitoren mbi fashizmin”, me gjasë një referencë për luftën në Ukrainë.
Nuk është e qartë se për cilët të huaj do të zbatohet projektligji ose cili do të jetë dënimi për ata që nuk i binden atij.
LEXONI GJITHASHTU:
“I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane
Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!
- 20:45 “I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane
- 20:36 Shqiptari vjen nga Britania e Madhe në protestë: Rama përballet me shqiptarët, jo me “agjentë të huaj”
- 20:25 Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
- 19:52 Protesta në Tiranë, Dritan Goxhaj mesazh urimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës
- 19:38 Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit: Populli të uron! (VIDEO)
- 19:16 “Dorëheqje”, protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë