Rusia planifikon ‘pushtim të përhershëm’ të Ukrainës

23 Prill 2022 | 12:41

Një zyrtar i komandës ushtarake të Rusisë thotë se Moska planifikon pushtim të përhershëm të territorit të Ukrainës që është duke marrë në kontroll.

Komandantin rus, Rustam Minnekayev shprehet se Rusia tani synon të marrë në kontroll pesën perëndimore të Ukrainës dhe të formojë një kalim në vijë tokësore për në Krime, shkruan ‘The Guardian‘.

Kjo deklaratë bie në kundërshtim me pretendimin e presidentit, Vladimir Putin, i cili ka thënë se Rusia nuk planifikon që të bëjë pushtim të përhershëm të qyteteve të Ukrainës.

Deklarata e bërë për mediat shtetërore ‘Interfax’ dhe ‘Tass’ është e para e një zyrtari të lartë që flet për qëllimet e ushtrisë ruse për të pushtuar territor.

Rusia ka aneksuar në 2014 Krimenë, lëvizje që nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar.

Zyrtarë të mbrojtjes ruse kanë deklaruar për BBC se “po shikojnë” komentet e bëra nga gjenerali që nëse konfirmohet do të jetë e para për planin potencial të Rusisë.

Ndërkohë, një zyrtar i BE i ka thënë ‘Reuters’ se Rusia pritet të intensifikoi sulmet në lindje të Ukrainës si dhe në bregun jugor duke shtuar se dy javët e ardhshme mund të jenë vendimtare.

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka paralajmëruar se pushtimi rus në vendin e tij ‘vetëm sapo ka nisur’.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026