‘Rusia po humbet kontroll’, ukrainasit rifitojnë disa zona, Zelensky: Moska gaboi

4 Tetor 2022 | 14:27

Rusia nuk ka më kontroll të plotë të asnjë prej katër provincave të Ukrainës, të cilat thotë se i aneksoi javën e kaluar.

Raportohet se trupat ukrainase përparuan dhjetëra kilometra në provincën Kherson në jug të vendit dhe arritën të rimarrin kontrolle edhe në lindje.

Brigadat ukrainase duket se kanë arritur përparimin e tyre më të madh në rajon që nga fillimi i luftës, duke shpërthyer në vijën e frontit dhe duke vijuar me shpejtësi përgjatë lumit Dnieper.

Fitoret u konfirmuan nga një zyrtar i administratës së mbështetur nga Rusia në provincën Kherson, të cilën Rusia e mori në fillim të luftës.

“Lëvizja sulmuese e ushtrisë sonë dhe të gjithë mbrojtësve tanë vazhdoi. Ka zona të reja të çliruara në disa rajone. Luftimet e ashpra vazhdojnë në shumë zona të frontit. Por perspektiva e këtyre armiqësive mbetet e dukshme, gjithnjë e më shumë pushtues po përpiqen të ikja, gjithnjë e më shumë viktima po pësohen nga ushtria armike dhe po kuptohet gjithnjë e më shumë se Rusia bëri një gabim duke shkuar në luftë kundër Ukrainës”, u shpreh Zelensky

Kremlini tha se do të “konsultohet me banorët e rajonit” për kufijtë e rajoneve të që janë pjesë  e Ukrainës, duke sugjeruar se Rusia nuk e di se ku janë kufijtë e saj ndërkombëtarë të vetëshpallur.

Në një komunikim me gazetarët, zëdhënësi presidencial Dmitry Peskov tha se nuk ishte marrë asnjë vendim përfundimtar për territoret e përfshira në Rusi.

“Republika Popullore e Luhanskut dhe Republika Popullore e Donetskut janë të përfshira në kufijtë e vitit 2014. Për Kherson dhe Zaporizhzhia do të vazhdojmë të konsultohemi me banorët e këtyre rajoneve për kufijtë”, shpjegoi Peskov.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mohuar raportimet se Shtetet e Bashkuara kanë kufizuar operacionet ushtarake të Izraelit në Liban, duke i cilësuar ato si të...
19:08 | 05/07/2026

Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili

Vullkani Etna në Siçili shpërtheu sërish të dielën, duke nxjerrë një re të madhe hiri vullkanik dhe duke shkaktuar kufizime në fluturimet e aeroportit të...
18:41 | 05/07/2026

Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën

Polonia do të deklasifikojë të gjitha informacionet mbi ndihmën ushtarake dhe mbrojtëse të dhënë Ukrainës gjatë periudhës 2022-2026, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz. Sipas...
18:39 | 05/07/2026