‘Rusia po na shantazhon’, Bashkimi Evropian plan rezervë për gazin

20 Korrik 2022 | 17:46

Bashkimi Evropian duhet të përgatitet për më të keqen: mungesën e gazit dimrin e ardhshëm.

Ndërsa Rusia kërcënon me ndalimin e furnizimeve, Komisioni ka prezantuar një plan emergjence që synon kursimin e energjisë.

“Rusia po na shantazhon, ajo po e përdor energjinë si armë. Rrjedhimisht, nëse do të ketë një ndërprerje të pjesshme, madhore apo totale të gazit rus, Evropa duhet të jetë gati”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Fajza e parë e planit do të jetë vullnetare. Shtetet anëtare duhet të punojnë për të reduktuar konsumin e gazit me 15% duke nisur nga 1 gushti dhe gjatë 8 muajve.

Në rast se Rusia vendos të mbyllë tërësisht rubinetet, Komisioni do të mund të shpallë një “alarm të përgjithshëm”, që do të thotë se kursimi do të bëhet i detyrueshëm.

Ndërkohë, qytetarëve dhe ndërtesave publike u kërkohet të kufizojnë ngrohjen dhe përdorimin e ajrit të kondicionuar.

“A duhet ta mbajmë dritën ndezur në një zyrë të boshatisur, apo në dyqane gjatë natës? A duhet ta mbajmë kondicionerin në 20 gradë? Kjo mund të prishë paksa rehatin tonë, por mund të reduktojë konsumin”, u shpreh zv.president i Komisionit Evropian, Frans Timmermans.

Por për kompanitë konsumatore të gazit, si ato kimike apo metalurgjike, situata do të bëhet më e vështirë pasi mund t’u kërkohet të ulin prodhimin. Kjo do të bëhet në mënyrë të koordinuar dhe do të ketë fonde për kompensimin e sipërmarrjeve të prekura.

“Së pari duhet të identifikojmë kompanitë që mund të ndërpresin aktivitetin dhe të shohim sa energji do të kursejmë. Mund të ndodhë që disa kompani, në këto kohë çmimesh të larta, ta konsiderojnë pa leverdi prodhimin dhe të vendosin ta ndërpresin atë. Nga kjo situatë mund të krijohen rezerva energjie që mund të përdoren nga industri të tjera që kanë nevojë. Por mendoj se të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre. Nuk mund të tregojmë solidaritet mes shteteve nëse shohim industritë e vendeve të ndryshme të luftojnë për energjinë e mbetur”, theksoi euro-deputeti spanjoll, Nicolas Gonzales Casares.

Solidariteti është një element kyç i këtij plani, pasi disa shtete anëtare janë më të cënueshme se të tjerat. Në çdo rast, situata ekonomike do të mbetet shqetësuese. Komisioni Evropian vlerëson se GDP-ja mund të bjerë me 1.5% nëse Rusia mbyll rubinetet.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat përfshijnë Gjermaninë plot tensione, kundra ekstremit të djathtë,! Çfarë dimë dei tani

Tensione të larta dhe përplasje mes Policisë dhe protestuesve shoqëruan konferencën e partisë së ekstremit të djathtë Alternative für Deutschland (AfD), ku mijëra demonstrues u...
21:43 | 04/07/2026

Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale

Shoqatat feministe dhe të mbrojtjes së fëmijëve duan njohjen e “natyrës sistemike” të dhunës seksuale dhe një “ligj gjithëpërfshirës” për ta luftuar atë, në vend...
20:25 | 04/07/2026

Misteri i zhdukjes së Yu Ting, takimi i panjohur me dy shqiptarë, një oficer policie në pension dhe një prift

Kanë kaluar 45 ditë nga zhdukja e Yu Ting në zonën e Artemidës, pranë Athinës, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet pa një rezultat konkret. Gjatë kësaj...
18:26 | 04/07/2026