Rusia po përgatitet të aneksojë më shumë territor ukrainas, sipas SHBA-ve

20 Korrik 2022 | 15:28

Koordinatori për Komunikimet Strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në SHBA, John Kirby deklaroi se Rusia po hedh baza për të aneksuar më shumë territor ukrainas, dhe të vendosë liderë të paligjshëm në zonat që tanimë i kontrollon.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Kirby shtoi se kjo përbën një shkelje të sovranitetit të Ukrainës, shkruan CNBC.

Sipas tij, Rusia do të përdorë të njëjtën mënyrë, si me aneksimin e Krimesë në vitin 2014. Kirby theksoi se Moska po përgatitet që rubla ruse të përdoret si monedhë dhe t’i detyrojë banorët që të aplikojnë për shtetësi.

“Rusia ka nisur që të nxjerrë versionin e saj, të atij që e quan libër të aneksimit, shumë të ngjashëm me atë që pamë më 2014” kur pushtoi dhe më pas aneksoi Krimenë, tha Kirby.

Gjithashtu, koordinatori nënvizoi se Rusia po planifikon që të organizojë referendume të rreme në zonat që ka pushtuar.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026

Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve

Komisioneri i Policisë Metropolitane të Londrës, Mark Rowley, ka njoftuar planet për rritjen e përdorimit të dronëve dhe teknologjisë së njohjes së fytyrës në të...
19:34 | 24/06/2026