Rusia pretendon se ka marrë nën kontroll të plotë qytetin e rajonit separatist

28 Maj 2022 | 18:00

Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se qyteti Lyman në rajonin e Donetskut ka rënë nën kontrollin e plotë të forcave ruse, raporton BBC.

Kjo vjen një ditë pasi separatistët pro-rusë nga Republika Popullore e vetëshpallur e Donetsk thanë se kishin pushtuar plotësisht qytetin, një qendër hekurudhore në perëndim të Severodonetsk.

“Pas veprimeve të përbashkëta të njësive të milicisë së Republikës Popullore të Donetskut dhe forcave të armatosura ruse, qyteti i Lyman është çliruar tërësisht nga nacionalistët ukrainas”, tha Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë.

Të premten, Ukraina tha se Rusia kishte pushtuar pjesën më të madhe të Lyman, por se forcat e saj po bllokonin një avancim në Sloviansk, një qytet në jugperëndim.

Lyman është strategjikisht i rëndësishëm sepse i jep akses Rusisë në urat e rëndësishme hekurudhore dhe rrugore mbi lumin Siversky Donets.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i viktmave arrin në 5,119 nga tërmetet në Venezuelë

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 5,119, tha të shtunën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
09:39 | 19/07/2026

Sulmet ruse në Kiev lënë një të vdekur dhe 15 të plagosur

Një person humbi jetën dhe 15 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e sulmeve ajrore që Rusia kreu gjatë natës ndaj Kievit, njoftuan autoritetet...
09:16 | 19/07/2026

Pas vrasjes së dy amerikanëve në Jordani, SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit

Përshkallëzohet konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, ndërsa të shtunën në mbrëmje ushtria amerikane kreu një tjetër valë sulmesh ajrore ndaj objektivave ushtarake iraniane,...
08:58 | 19/07/2026