Rusia: Raketat e vjetra amerikane në Ukrainë nuk do të na pengojnë

23 Dhjetor 2022 | 11:15

Rusia tha se dërgimi i raketave “Patriot” nga Shtetet e Bashkuara në Ukrainë nuk do të ndihmojë në zgjidhjen e konfliktit ose nuk do ta pengojë Moskën të arrijë qëllimet e saj.

Megjithëse sistemi i mbrojtjes ajrore “Patriot” konsiderohet gjerësisht si i avancuar, presidenti Vladimir Putin e quajti atë si “mjaft të vjetër”, duke u thënë gazetarëve se Moska do të gjente një mënyrë për ta luftuar atë, shkruan Reuters.

Në të njëjtën kohë, ai tha se Rusia dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë dhe se kjo do të përfshinte në mënyrë të pashmangshme një zgjidhje diplomatike.

“Qëllimi ynë nuk është të vazhdojmë konfliktin ushtarak, por përkundrazi, t’i japim fund kësaj lufte. Ne do të përpiqemi t’i japim fund kësaj; dhe sa më shpejt, aq më mirë, natyrisht”, theksoi shefi i Kremlinit.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby deklaroi se Putin “ka treguar absolutisht zero indikacione se ai është i gatshëm të negociojë” një fund të luftës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026