Putin për herë të parë e quan konfliktin në Ukrainë “luftë”

23 Dhjetor 2022 | 10:41

Presidenti rus Vladimir Putin përdori të enjten termin “luftë” për t’iu referuar konfliktit në Ukrainë.

Kjo është hera e parë që ai e quan konfliktin në Ukrainë “luftë”, pas muajsh të tërë që e ka cilësuar një “operacion ushtarak special”.

“Qëllimi ynë është t’i japim fund kësaj lufte,” u tha Putin gazetarëve në Moskë.

Kritikët e Putinit thonë se përdorimi i fjalës “luftë” për të përshkruar konfliktin e Ukrainës ka qenë i paligjshëm në Rusi, që nga marsi kur udhëheqësi rus miratoi një ligj që e quan krim shpërndarjen e informacioneve “të rreme” rreth pushtimit, duke u dënuar me 15 vite burg, shkruan CNN. 

Ende nuk dihet nëse ka qenë një lapsus, megjithatë presim komentet e Kremlinit në lidhje me deklaratën e Putinit. Mijëra janë vrarë, fshatra të tëra janë zhdukur dhe miliarda dollarë infrastrukturë janë shkatërruar që nga fillimi i pushtimit të Putinit në Ukrainë më 24 shkurt.

Komentet e Putinit të enjten erdhën pas një udhëtimi historik të Volodymyr Zelensky në Uashington, ku presidenti ukrainas mbajti një fjalim emocionues në Kongres duke bërë thirrje për më shumë mbështetje.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026