Rusia: Udhëtimi i Zelensky tregon se as Ukraina dhe as SHBA nuk duan paqe
Rusia ka kritikuar ashpër vizitën në Uashington të Volodymyr Zelensky, duke akuzuar SHBA-në për një luftë indirekte kundër saj.
Presidenti Joe Biden ka premtuar 1.85 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë një sistem të avancuar raketor për të ndihmuar në mbrojtjen kundër sulmeve ruse.
Në një fjalim sfidues për ligjvënësit amerikanë, Zelensky përshëndeti ndihmën, shkruan BBC.
Por ambasadori rus i SHBA tha se këto “veprime provokuese” do të çonin në një përshkallëzim me pasoja të rënda.
Anatoly Antonov i tha medias shtetërore ruse se Moska “po përpiqej të apelonte në sensin e përbashkët në të gjitha nivelet”, por bisedat për dërgimin e sistemit raketor Patriot në Kiev ishin “thellësisht shqetësuese”.
Moska është ankuar se nuk u dëgjuan thirrje për paqe gjatë udhëtimit të Presidentit Zelensky në Uashington, me zëdhënësin Dmitry Peskov që e përshkruan këtë si provë se SHBA po bënte një luftë me Rusinë.
Peskov shtoi se dërgimi i raketave Patriot nuk do ta pengonte Rusinë të “arriti qëllimet e saj gjatë operacionit special ushtarak”.
“Bisedimet në Uashington kanë treguar se as Ukraina dhe as Shtetet e Bashkuara nuk po kërkojnë paqe. Ata thjesht synojnë të vazhdojnë luftimet”, tha zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zakharova.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë