‘Ukraina po reziston’, Zelensky në SHBA, konfirmohen marrëdhëniet Kiev-Uashington
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbajtur një fjalim historik në Kongresin amerikan, në kuadër të vizitës që synonte të përgënjeshtronte përpjekjet e Rusisë për të treguar se marrëdhëniet Kiev-Uashington po ftoheshin.
Zelensky e përdori mundësinë e tij për të sqaruar atë që e quajti situata reale në Ukrainë.
“Vitin e kaluar në Bakhmut jetonin 70 mijë banorë. Në këtë qytet tani kanë mbetur fare pak civilë. Çdo milimetër i kësaj toke është lagur nga gjaku, zhurmat e armëve dëgjohen në çdo orë. Në Donbas llogoret ndryshojnë disa herë në ditë si pasojë e luftimeve, por ukrainasit u bëjnë ballë”, theksoi ai.
Nëse ndonjë republikan nuk ishte aq entuziast për atë që e quajnë qasjen e “çekut të bardhë” të demokratëve në luftën kundër Rusisë, në këtë rast nuk e tregoi.
Më herët, presidenti Joe Biden priti Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë, ku lideri ukrainas shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Uashingtonit dhe të popullit amerikan. Ai u shpërblye me miliarda dollarë në asistencë ushtarake dhe u zotua se Ukraina do të ndjekë rrugën e paqes.
Pjesë e paketës së fundit amerikane është edhe sistemi raketor “Patriot”, armatimi më i avancuar tokë-ajër që Perëndimi i ka ofruar Ukrainës.
Më herët, Rusia ka paralajmëruar se kjo do të çojë në një përshkallëzim të tensioneve dhe do të ndikonte negativisht për Ukrainën.
LEXONI GJITHASHTU
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë