Zelensky: Ndihma e SHBA-së për Ukrainën është vendimtare
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u bëri thirrje ligjvënësve amerikanë dhe të gjithë qytetarëve të tjerë të SHBA-së që të vazhdojnë ta mbështesin vendin e tij me ndihmë ushtarake dhe financiare, derisa lufton për ekzistencë kundër një Rusie revanshiste.
Sipas tij, çdo gjë tjetër, përveç fitores së Ukrainës, do të kërcënonte botën e lirë, përfshirë SHBA-në.
Ai i bëri komentet gjatë një fjalimi 25-minutësh para Kongresit amerikan, në Uashington.
Zelensku u shpreh se Ukraina mund ta fitojë luftën kundër një ushtrie ruse të armatosur më mirë, por shtoi se ndihma ushtarake dhe financiare e SHBA-së është “vendimtare” për të arritur fitoren përfundimtare.
Udhëtimi i Zelenskyt në SHBA u bë në kohën kur Kongresi po përgatitet të votojë një projekt-ligj gjithëpërfshirës të shpenzimeve, që përfshin edhe një dispozitë për ndarjen e rreth 45 miliardë dollarëve ndihmë ushtarake për Ukrainën.
LEXONI GJITHASHTU
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë