Rusia rekruton ushtarë afganë, ofron 1500 € në muaj
Rusia po përpiqet të rekrutojë forcat speciale afgane për të luftuar në Ukrainë, kështu raporton media prestigjioze Associated Press.
Moska dëshiron të tërheqë ushtarët elitë afganë, të cilët luftuan përkrah trupave amerikane gjatë qëndrimit të tyre 20-vjeçar, për t’iu bashkuar një “legjioni të huaj”.
Moska po ofron paga fitimprurëse prej 1500 € në muaj dhe premton strehë të sigurta për ish-ushtarakët dhe familjet e tyre.
Shumica e burrave u larguan nga Afganistani në Iranin fqinj, pas tërheqjes kaotike të SHBA-së vitin e kaluar.
Ata nuk mund të kthehen në shtëpi pasi rrezikojnë të vriten nga talebanëve.
“Ata nuk duan të shkojnë të luftojnë – por nuk kanë zgjidhje,” tha një gjeneral afgan duke shtuar se komandot që ai njihte kishin frikë nga deportimi në Afganistan.
Rekrutimi udhëhiqet nga forca e fshehtë mercenare ruse grupi Wagner Group, ndërsa një ish-komandant i forcave speciale afgane po ndihmon.
Është e paqartë se sa anëtarë të forcave speciale afgane janë tërhequr nga rusët, por sipas Ap rreth 400 komando që po shqyrtojnë ofertat.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rusia pezullon marrëveshjen për eksportin e grurit ukrainas
- Rusia vijon sulmet në infrastrukturën ukrainase, mijëra banorë pa energji elektrike
Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban
Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili
Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:05 Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak