Rusia shkatërron dronet, ishin nisur për të sulmuar rafinerinë e naftës
Sistemet e mbrojtjes ajrore të Rusisë kanë shkatërruar disa dronë teksa këto fluturake po i afroheshin rafinerisë së naftës Ilski, që gjendet në rajonin Krasnodar, thanë zyrtarët.
Ky rajon rus ndodhet në afërsi të Detit të Zi.
“Disa dronë tentuan t’i afroheshin territorit të rafinerisë së naftës Ilski në Krasnodar Krai”, thanë zyrtarët e emergjencave të këtij rajoni përmes një postimi në Telegram.
“Që të gjithë këta dronë janë shkatërruar dhe infrastruktura e rafinerisë nuk është dëmtuar”.
Zyrtarët rusë nuk thanë se kush e ka kryer këtë sulm, teksa Reuters nuk ka mundur të konfirmojë në mënyrë të pavarur këto pretendime të Rusisë.
Një ditë më parë, Moska tha se Ukraina ka sulmuar një tubacion të naftës brenda territorit të Rusisë. Kievi pothuajse asnjëherë publikisht nuk merr përgjegjësinë për sulmet brenda Rusisë apo në territoret e kontrolluara nga Rusia brenda Ukrainës.
Rafineria Ilski, që gjendet afër portit Novorisisk në Detin e Zi, ka një kapacitet të prodhimit prej 6.6 milionë tonësh në vit. Kjo rafineri ka qenë cak i disa sulmeve gjatë këtij muaji.
LEXONI GJITHASHTU:
Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren