Rusia sulmon disa vende në Ukrainë, përfshi Kievin

24 Shkurt 2022 | 09:54

Sulme ushtarake dhe shpërthime raketash janë raportuar në disa rajone të Ukrainës paraditen e të enjtes, përfshirë edhe kryeqytetin Kiev dhe Kharkivin, që është qyteti i dytë më i madh në Ukrainë.

Në një deklaratë televizive herët të enjten, Putin tha se Rusia “nuk kishte në plan të pushtonte Ukrainën” dhe kërkoi nga ushtria ukrainase që të dorëzonte armët.

Por në orët pasardhëse u raportuan sulme ndaj pikave ushtarake ukrainase.

Ukraina tha se Rusia kishte nisur një “pushtim në shkallë të plotë”.

Mëngjesin e të enjtes Rusia zhvilloi një operacion ushtarak në Ukrainë, duke lënë 7 të vdekur dhe 11 të zhdukur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës

Një nga nismat kryesore të Donald Trumpit në fillim të mandatit të tij të dytë ishte përpjekja për të ndryshuar interpretimin e Amendamentit të 14-të...
22:21 | 02/07/2026

Droni rus përplaset në pishinën e mbyllur në Zaporizhia, katër të plagosur (VIDEO)

Një video e kamerës së sigurisë ka kapur momentin kur një dron rus përplaset në çatinë e një pishine të mbyllur në Zaporizhia të enjten pasdite, ndërsa disa persona po notonin....
22:17 | 02/07/2026

Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas

Një sulm i madh rus gjatë natës së 2 korrikut ka goditur Kievin dhe zonat përreth, duke shkatërruar plotësisht një depo humanitare të Kryqit të...
22:09 | 02/07/2026