Rusia sulmon me dronë qytetet ukrainase, dhjetëra të plagosur

9 Prill 2025 | 13:21

Sulmet ruse me dronë në qytetet ukrainase të Dnipros, Harkivit dhe Kramatorskut në orët e vona të 8 prillit kanë lënë të plagosur dhjetëra persona dhe kanë shkaktuar dëme në disa ndërtesa të banuara, thanë zyrtarët lokalë.

Serhiy Lysak, guvernator i rajonit të Dnipropetrovskut, tha se “Dnipro ka pësuar më së keqi” nga sulmet ruse, të kryera gjatë natës. Sipas tij, të paktën 15 persona janë plagosur dhe shumica nga ta janë në gjendje të rëndë.

Lysak shtoi se sulmi në Dnipro ka dëmtuar 15 shtëpi private dhe dhjetëra automjete. Sipas tij, nga sulmet ruse janë dëmtuar dhjetëra ndërtesa biznesore, administrative dhe infrastrukturë tjetër e qytetit.

Në Harkiv dhe në Kramatorks po ashtu ka pasur sulme. Në Kramatorsk, në rajonin e Donjeckut, të paktën pesë persona janë plagosur.

Autoritetet lokale thanë se më shumë se 20 shpërthime janë dëgjuar në Harkiv, ku është raportuar për të paktën dy të plagosur.

Ndërkaq, Forcat Ajrore ukrainase thanë se kanë rrëzuar 32 nga 55 dronët e lëshuar nga Rusia gjatë natës, ndërkaq tetë “nuk arritën caqet e tyre”.

Ndërkaq, Mistria e Mbrojtjes e Rusisë tha se mbrojtja e saj ajrore ka shkatërruar 158 dronë gjatë natës, përfshirë 29 mbi rajonin jugor të Rostovit.

Autoriteti i aviacionit në Rusi, Rosaviatsia, tha se disa aeroporte në jug të Rusisë u mbyllën mëngjesin e 9 prillit për shkaqe sigurie.

Komandanti i ushtrisë së Ukrainës, gjeneralkolonel Oleksandr Syrskiy, pretendoi se Kievi së fundi ka kryer “me sukses” sulme ajrore ndaj bazave ajrore ruse.

“Disa ditë më parë, veprimet tona të suksesshme kanë shkatërruar një bombardues me rreze të gjatë veprimi të llojit Tu-22M3. Ai sapo kishte aterruar dhe një dron i yni e goditi”, tha ai për median ukrainase, LB.ua.

Sipas Syrkiyt, kostoja e një avioni të tillë mund të jetë deri në 100 milionë dollarë.

Në terren, sipas raportit të fundit të Institutit për Studim të Luftës, forcat ruse – që kanë nisur pushtimin e Ukrainës më 2022 – aktualisht po ndjekin tri objektivë të ndryshëm, në përpjekjet e tyre për të marrë nën kontroll qytetin e Pokrovskut, në rajonin e Donjeckut.

“Situata në jug dhe jugperëndim të Pokrovskut mbetet jashtëzakonisht dinamike mes operacioneve të intensifikuara ofensive nga Rusia”, u tha në raport.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026