Lavrov ka thënë se Rusia do të jetë “gjithmonë e gatshme për dialog, që do të na kthejë te drejtësia dhe parimet e kartës së Kombeve të Bashkuara”.
Përditësime LIVE: Rusia pushton Ukrainën, Biden lajmëron sanksione
Rusia ka nisur sulmet ushtarake ndaj Ukrainës. Nga ana tjetër Kievi ka shpallur gjendjen e luftës.
Presidenti rus, Vladimir Putin paralajmëron vendet e tjera se çdo përpjekje për të ndërhyrë do të çonte në pasoja të papara ndonjëherë.
Gjatë fjalimit në televizionin shtetëror, Putin paralajmëroi edhe ushtrinë ukrainase, duke iu kërkuar ushtarëve që të lënë armët dhe të shkojnë në shtëpi.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba shkroi në Twitter se Rusia ka nisur një pushtim të plotë të Ukrainës dhe po synon të sulomjë me armë qytetet.
Liderët Perëndimorë i kanë bërë thirrje Rusisë që të tërheqë trupat nga Ukraina dhe kanë paralajmëruar për sanksione.
Presidenca e Ukrainës ka bërë me dije se janë vrarë më shumë se 40 ushtarë që prej nisjes së pushtimit nga Rusia.
Këshilltari i kreut të shtetit gjithashtu ka bërë me dije se ka gjithashtu dhe disa civilë të vrarë.
19:22 – Publikohen fotot e para të ushtarëve rus të zënë rob
Trupat ukrainase kanë rrëzuar pesë helikopterë rusë, kanë shkatërruar me dhjetëra tanke dhe kanë kapur robër me dhjetëra ushtarë në orët e para të luftës.
18:52 – Qytetarët e botës protestojnë kundër agresionit rus
Kur u bë e ditur se Rusia sulmoi Ukrainën në orët e para të mëngjesit, protestues nëpër qendrat e kryeqyteteve perëndimore u mblodhën jashtë ambasadave ruse dhe pika të tjera historike në shumë pjesë të botës.
18:42 – Ushtarët ukrainas po japin jetën për të shmangur një katastrofë bërthamore
Luftimet kanë shpërthyer në Çernobil ndërsa ushtarët rusë përpiqen të arrijnë ish-centralin bërthamor, ka thënë presidenti i Ukrainës.
18:38 – Putin: S’kisha zgjidhje tjetër, sanksionet nuk na ndalin
Gjatë një deklarate para liderëve të biznesit në Moskë, Putin tha se Rusia ka qenë e detyruar të veprojë kundër Ukrainës sot dhe se gjithmonë ka qenë e vetëdijshme për sanksionet që do të vinin si pasojë.
17:59 – Kush është Volodymyr Zelensky, komediani që po luan ‘rolin’ luftës
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky është në ballë të përgjigjes ushtarake dhe diplomatike të Ukrainës ndaj pushtimit të plotë të Rusisë në vend.
17:55 – ‘S’pranoj pagë nga një vrasës’, reagime të forta kundër Putinit në Rusi
Figura publike në Rusi, mes të cilëve dhe gazetarë kanë dënuar pushtimin e Ukrainës nga presidenti rus, Vladimir Putin.
17:36 – BE bëhet gati për refugjatët nga Ukraina
Shtetet kufitare të Ukrainës – anëtarët e BE-së, Lituania, Letonia, Polonia, Hungaria, Sllovakia dhe Rumania, si dhe Moldavia (që nuk është në BE) kanë njoftuar se janë duke u përgatitur për valën e pritshme të refugjatëve nga Ukraina, në kohën kur Rusia nis pushtimin e plotë të vendit.
16:56 – Nis lufta në Çernobil, trupat ruse tentojnë të marrin kontrollin
Forcat ushtarake ruse kanë nisur sulmin mbi Çernobilin, që në rast shpërthimi të centralit bërthamor do të shkaktonte një re radiokative në të gjithë Evropën.
Në fillim të konfliktit Rusi-Ukrainë, presidenti turk Erdogan ka deklaruar se Turqia do të luaj një rol kyç në ruajtjen e paqes në rajon.
16:43 – Lavrov: Perëndimi nuk respekton ligjin ndërkombëtar
16:36 – Sa të vështirë e ka Ukraina të mbrohet?
Ukraina, në numra sa i takon armatimeve dhe personelit ushtarak, qëndron shumë pas Rusisë pas investimeve modernizuese të forcës ushtarake nga presidenti Putin.
16:27 – Hungaria dënon sulmin rus ndaj Ukrainës
Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban tha se dënon veprimet ushtarake të Rusisë në Ukrainë, duke u rreshtuar me Bashkimin Evropian dhe aleatët e NATO-s.
3 shqiptarë në Ukrainë kanë kërkuar ndihmë pasi fluturimi i tyre është anuluar.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka deklaroi se 3 shqiptarëve u është sugjeruar kalimi me rrugë tokësore në kufirin me Poloninë ose Rumaninë dhe ambasadat shqiptare në këto dy vende janë të gatshme për t’i pritur
15:53 – Ukraina: Sulmoni Rusinë me sanksione të ashpra
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, u ka bërë thirrje shteteve tjera të vendosin sanksione ndaj Rusisë menjëherë dhe të ofrojnë mbështetje ushtarake dhe financiare për Ukrainën.
15:21: Kina: Rusia nuk po ‘pushton’ askënd, qytetarët tanë të ngrenë flamujt
14:47 –Zelensky: Po krijojmë një koalicion kundër Putinit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, njoftoi se po krijohet një koalcion kundër Putinit.
14:48 – EUFOR dërgon trupa shtesë në Bosnje
Forcat e Bashkimit Evropian në Bosnje-Hercegovinë, EUFOR, tha se do të angazhojë rreth 500 pjesëtarë shtesë, si masë mbrojtëse.
14:32 – Perëndimi duhet të veprojë sot, thotë këshilltari presidencial i Ukrainës
Perëndimi duhet të veprojë sot! Kështu deklaroi këshilltari presidencial i Ukrainës, Mykhailo Podolyak.
14:30 – Erdogan: Turqia mbështet betejën e Ukrainës për integritet territorial
Turqia mbështet betejën e Ukrainës për integritet territorial dhe e sheh sulmin e Rusisë si “një goditje e fortë” ndaj paqes dhe stabilitetit rajonal, deklaroi të enjten presidenti Recep Tayyip Erdogan.
14:21 –Amerikanët kundër përfshirjes së SHBA-ve në konflikitn Rusi-Ukrainë
Vetëm 26% e amerikanëve thonë se SHBA duhet të ketë një rol të madh në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës, ndërsa 52% e tyre mendojnë se SHBA duhet të ketë një rol të vogël në konflikt; 20% thonë se SHBA-ja nuk duhet të përfshihet fare.
14:20 –Sa rrezikon Tajvani të pushtohet nga Kina pas konfliktit Rusi-Ukrainë?
Pas nisjes së pushtimit rus në Ukrainë, sytë e botës janë drejt një konflikti të mundshëm mes Tajvanit dhe Kinës. Sa probabilitet ka një sulm i tillë dhe cilat do të ishin pasojat?
Kina ka refuzuar të dënojë sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës të enjten, e në vend të kësaj ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se “kanë ushqyer zjarrin” për të përkeqësuar tensionet.
14:00 –Lituania shpall gjendjen e jashtëzakonshme
Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nausėda, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend të enjten, raporton Reuters.
13:45- Gazetarët ukrainas raportojnë nëpërmjet videove sulmet ajrore
13:34- Ambasadori ukrainas në Tiranë: Dhjetëra viktima në Ukrainë, mes tyre fëmijë
Ambasadori ukrainas në Tiranë, Volodymyr Shkurov deklaroi se deri më tani kanë humbur jetën 40 ushtarakë ukrainas dhe janë shënuar dhjetëra viktima civile. Ai tha se kanë humbur jetën edhe 50 ushtarakë rusë.
13:27-Kryeministri Johnson: Frika jonë më e madhe u bë realitet
13:19-Sulmohet selia e Inteligjencës ukrainase
Tym i zi është parë të ngrihet mbi selinë e Inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes në Ukrainë. Ukraina thotë se disa nga bazat e saj ushtarake janë sulmuar me raketa ruse.
12:26- 40 të vdekur nga sulmet në Ukrainë
12:19-BE-ja e vendosur për sanksione kundër Rusisë
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock tha të enjten se Bashkimi Evropian është i vendosur të lëshojë “pakon e plotë të sanksioneve” kundër Rusisë.
11:50- Rritet çmimi i naftës pas sulmit rus në Ukrainë
Çmimi i naftës kalon vlerën e 100 dollarëve për fuçi, pasi Rusia nisi sulmet ndaj Ukrainës.Rusia është eksportuesi i dytë më i madh i naftës së papërpunuar dhe është gjithashtu eksportuesi më i madh në botë i gazit natyror.
11:29- Basha dënon sulmet ruse në Ukrainë
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkon që Shqipëria të mbajë një qëndrim të qartë për sulmet e Rusisë në Ukrainë.
11:28- Tanket ruse mbërrijnë në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës
BBC raporton se ka të dhëna të konfirmuara nga një zyrtar ukrainas për mbërritjen e tankeve në Kharkhiv.
11:18-Johnson: Sulmet në Ukrainë, katastrofë për kontinentin tonë
Sulmet ruse në Ukrainë “janë një katastrofë për kontinentin tonë”, ka shkruar në Twitter kryeministri anglez Boris Johnson.
11:16- Ukraina ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Rusinë
Ukraina ka ndërprerë zyrtarisht të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Rusinë.Deklaratën e bëri presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një konferencë për shtyp.
10:42- Kryeministri australian paralajmëron sanksione të reja ndaj Rusisë
Scott Morrison i quan sulmet ushtarake të Rusisë ndaj Ukrainës brutale dhe të paprovokuara. Ai njoftoi se do ketë njoftoi sanksione të reja për 25 individë të tjerë dhe katër institucione financiare ruse.
10:40- Raketat ruse fluturojnë nga Moldavia drejt Ukrainës
Vijo0jnë sulmet e Rusisë në Ukrainë. Raketa ruse janë parë të fluturojnë nga entiteti separatist i Transnistrisë në Moldavi, drejt territorit ukrainas.
10:37-Kurti: Solidarizohemi me popullin e Ukrainës
Sulmi rus në Ukrainë përbën agresionin e dytë më të madh ushtarak prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, thotë kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
09:50 – Reagimi i presidentit Meta
Presidenti Ilir Meta reagoi pas sulmit të Ukrainës, ku tha se e dënon këtë veprim që shkel ligjin ndërkombëtar, duke rrezikuar jetën e të pafajshmëve.
09:33- Të paktën 7 të vdekur nga sulmet ruse në Ukrainë
Të patën 7 persona kanë humbur jetën deri më tani nga sulmet ruse në Ukrainë. Ndërkohë 11 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
09:29- Deklarata e kryeministrit japonez
Kryeministri japonez Fumio Kishida dënoi sulmet e Rusisë në Ukrainën lindore dhe tha se po tronditen themelet e rendit ndërkombëtar.
09:17- Osmani: Hegjemonia e Rusisë nuk do të ketë sukses
Vjosa Osmani ka deklaruar se Kosova qëndron pranë Ukrainës dhe njerëzve të saj. Ajo dënon sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës.
09:06- Ukraina shpall gjendjen e luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy i bën thirrje popullit të tij të qëndrojë i qetë dhe se do të bëjë gjithçka për të mbrojtur vendin e tyre. Presidenti deklaroi se ka shpallur gjendjen e luftës.
08:55-Biden paralajmëron sanksione ndaj Rusisë
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj do të vendosin sanksione të ashpra ndaj Rusisë pasi forcat e saj ushtarake nisën një sulm ndaj Ukrainës, tha presidenti i SHBA Joe Biden.
08:43- Borrell kërcënon Putin: Mos na nënvlerëso
Shefi i politikës së Jashtme i BE-së, Josep Borrell i ka bërë thirrje presidentit të Rusisë që të mos nënvlerësojë Perëndimin. Borrell tha se Putin duhet të ndalojë sulmet ndaj Ukrainës.
08:27-Rama: Dënoj agresionin e ashpër të Rusisë
Kryeministri Edi Rama deklaron se dënon agresionin e ashpër të Rusisë dhe shprehet se Shqipëria bashkohet me NATO-n dhe BE-në në këtë çështje.
05:00 – Rusia sulmon Ukrainën
Rusia nis sulmet ushtarake ndaj Ukrainës. Nga ana tjetër Kievi ka shpallur gjendjen e luftës.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta