Rusia vazhdon sulmet në Harkiv, 4 të plagosur
Katër persona janë plagosur në sulmet e reja ruse në qytetin e Harkivit në verilindje të Ukrainës, thanë zyrtarët ukrainas më 14 maj. Një burrë dhe tri gra u plagosën nga granatimet e forcave ruse në orët e para të së martës, tha Oleh Sinehubov, guvernator i rajonit të Harkivit, ku gjendet edhe qyteti me po të njëjtin emër.
Sinhubov shkroi në Telegram se Rusia sulmoi qytetin e dytë më të madh të Ukrainës me bombat e reja UMPB D-30, që janë bomba me precizitet të lartë dhe veprojnë sikurse raketat lundruese.
Përdorimi i këtyre lloj bombash nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur, ndërkaq Moska ende nuk ka komentuar për këto pretendime të Ukrainës.
Si Ukraina, ashtu edhe Rusia, thonë se nuk sulmojnë civilët në lutën që Moska nisi kundër Kievit në shkurt të vitit 2022.
Lufta ka vrarë mijëra persona, ka detyruar miliona të tjerë të zhvendosen dhe i ka shndërruar qytetet ukrainase në gërmadha.
Në ditët e fundit, Rusia po shtyn përpara një sulm tokësor të saj në rajonin e Harkivit, që gjendet pranë kufirit me Rusinë. Moska po sulmon zona të reja me grupe të vogla ushtarësh, duke zgjeruar frontin, kanë thënë zyrtarët ukrainas.
LEXONI GJITHASHTU:
Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë
SHBA-Iran shkëmbejnë sulme, Trump: Teherani nuk do ekzistojë më
Vijojnë kërkimet për të mbijetuar nga tërmetet në Venezuelë, bilanci i viktimave 1.430
- 13:59 “The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: E trajton Shqipërinë si Sulltanatin e tij
- 13:32 Shifrat e pabesueshme të Messit
- 13:05 9 ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026
- 13:02 Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë
- 12:37 Vidovdani/ Policia e Kosovës, kontrolle të rrepta serbëve në hyrje të Gazimestanit (VIDEO)
- 12:26 I nxehti brutal/ Mbi 1 mijë të vdekur në Francë, OBSH: Impakt tek shëndeti dhe ekosistemet