Rusia vijon me bombardimet në Ukrainë, nevojë për ndihma humanitare
Autoritetet ukrainase pranojnë se qyteti Lysychansk ndodhet në një situatë shumë të vështirë.
Bombadimet ruse, pretendojnë zyrtarët, as nuk i lejojnë civilët të largohen.
Siversk, është një nga qendrat e fundit të banimit përpara se të arrini në Lysychansk, ku mund të shihen ndërtesa të shkatërruara dhe vetëm rrënim. Banorët dalin për të marrë ujë të pijshëm për ta çuar në shtëpitë e tyre gjysmë të rrënuara.
“Pothuajse 16 milionë njerëz në Ukrainë kanë nevojë për ndihmë humanitare; ujë, ushqim, shërbime shëndetësore, një çati mbi kokë, mbrojtje. Këto janë shifra që Kombet e Bashkuara janë në proces të rishikimit”, shprehet Osnat Lubrani, koordinatore humanitar për Ukrainën.
Ana e kundërt e medaljes për Kievin ka qenë suksesi në dëbimin e trupave ruse nga ishulli i gjarpërinjve, një terren i rëndësishëm për sulmet e mundshme detare në territorin ukrainas, përfshirë Odesën. Edhe Rusia pretendon se është “tërhequr”.
Përqendrimi i luftës në Donbas po jep efektin e dëshiruar për Vladimir Putinin, i cili gradualisht po fiton terrenin që forcat e tij separatiste nuk kanë mundur të fitojnë gjatë viteve të luftës. Por, është e pamundur të dihet se sa larg dëshiron të shkojë Putin brenda Ukrainës.
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid