Rusia zhvendos anijet luftarake pak milje larg SHBA, përfshirë nëndetësen bërthamore
Marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Federatës Ruse janë në pikën më të ulët. Këtë herë shënjestër e këtij incidenti mund të jetë Kuba, aty ku Rusia do të dërgojë anijet e saj luftarake. Ishulli komunist vetëm pak milje larg Shteteve të Bashkuara do të mirëpres anijet e mëdha luftarake ruse të cilat janë pjesë e Flotës Veriore.
Lajmi është bërë i ditur nga komandanti i Marinës ruse.
Pjesë e ekuipazhit të anijeve do të jetë edhe një nëndetëse me armë bërthamore. Besohet se prania e anijeve luftarake ruse do të jetë për arsye ceremoniale. Lëvizje të ngjashme Rusia po zhvillon edhe në Atlantik.
Fregata ruse, Gorshkov, e cila mban raketa hipersonike Zirkon, dhe nëndetësja bërthamore Kazan po kryejnë stërvitje në Atlantik duke përdorur armë me precizon të lartë.
Gjatë lëvizjes së tyre, anijet luftarake kanë lëshuar raketa me rreze deri ne 600 km largësi. Sakaq, lajme jo të mira vijnë nga Europa Lindore, e cila ndodhet shumë afër Rusisë. Ministri i Jashtëm i Polonisë ka ngritur alarmin se Bashkimit Europian i kanoset rreziku i një konflikti të afërt me Rusinë.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë