Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars për herë të parë që kur e mori këtë post, sipas Radio Evropa e Lirë.
Një ditë më herët shefi i NATO-s do të vizitojë Bosnjë dhe Hercegovinën. Gjatë vizitës në Kosovë pritet që Rutte të jetë i shoqëruar edhe nga ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s që janë anëtarë të Këshillit të Atlantikut të Veriut. Ndërkohë NATO-ja akoma nuk e ka paralajmëruar zyrtarisht këtë vizitë.
Vetë Mark Rutte e kishte paralajmëruar vizitën në Kosovë gjatë muajit mars në një debat që kishte pasur më herët në Bratislavë të Sllovakisë. Rutte të hënën ka pasur edhe një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, para disa ditësh kishte thënë se stabiliteti në Kosovë, në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Serbi, është në interes të të gjithëve dhe se ai nuk sheh arsye të besojë se mund të ketë ndonjë ndryshim dramatik sa i përket përkushtimit amerikan në NATO. Ai këtë e kishte thënë gjatë qëndrimit në Bratisllavë të Sllovakisë kur u pyet në një debat nga studentët se a sheh mundësi për rifillim të konfliktit në Kosovë pasi ka zëra se politika e re amerikane mund të çojë deri te largimi i tyre ushtarak.
“Sistemi amerikan është plotësisht i përkushtuar ndaj NATO-s dhe angazhimeve aktuale. Ne gjithmonë mund të kemi ndryshime të politikave ose adaptime të vogla që mund të ndodhin. Sllovakët, holandezët dhe të tjerët po e bëjnë këtë. Por, nuk kam arsye të besoj se do të ketë vendime dramatike. Dhe, në përgjithësi, në Ballkanin Perëndimor, duhet të jemi të sigurt që ne e mbajmë në fokus këtë rajon, sepse stabiliteti në Kosovë, stabiliteti në Bosnje dhe stabiliteti në Serbi është në të interesin e të gjithë neve”, ka thënë Rute.
LEXONI GJITHASHTU:
Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit