S’ka karantinë, qeveria alokon sot fondet për ndërtimin e godinës
Në mbledhjen e saj të jashtëzakonshme qeveria ka alokuar një fond prej 24.8 milion lekësh për ndërtimin e një qendre karantine e cila mesa duket nuk është funksionale, ndonëse zyrtarisht në Shqipëri ka dy të prekur me coronavirus.
Shqipëria nuk ka një qendër karantine funksionale. Në mbledhjen e saj të jashtëzakonshme qeveria ka miratuar një fond prej 24.8 milion lekësh për rindërtimin e “Shtëpisë së Pushimit të Ushtarakëve” në Durrës e cila do të shërbejë si karantinë, por që aktualisht nuk është funksionale.
Pika 2 e vendimit cakton Ministrinë e Mbrojtjes si autoritet për kryerjen e procedurave të prokurimit për rindërtimin e godinës, blerje mallrash dhe pajisjes për dhomat e karantinës, sigurimin e ushqimit të gatuar sipas nevojave dhe sigurimin e lavanderisë.
Procedurat e prokurimit sipas legjislacionit shqiptar përcaktojnë procedura se si bëhet një tender por nga krahu tjetër, vetë Ministria e Mbrojtjes në faqen e Agjencisë së Prokurimeve Publike nuk ka bërë asnjë prokurim që nga data 28 shkurt.
Kësisoj edhe vendosja në punë e karantinës do të kërkojë më shumë kohë, jo vetëm procedurale por edhe fizike pasi vendndodhja në të cilin do të ndërtohet karantina ka pasur edhe dëmtime nga tërmeti I datës 26 nëntor ku humbi jetën edhe një ushtarak.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 19:21 “Feja nën regjimin komunist”, libri i Aleksandër Suliotit sjell një kapitull të historisë shqiptare nën diktaturë
- 19:19 Rriten dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit pas marrëveshjes SHBA-Iran
- 19:01 Porto Palermo, nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore
- 18:55 Lëkundje tërmeti në Gjirokastër, sa ishte magnituda
- 18:41 Sot dita e 20-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët pritet të mblidhen sërish para Kryeministrisë
- 18:39 Evropa drejt kufizimit të rrjeteve sociale për të miturit