Sa e rrezikuar është Shqipëria nga prania e muxhahedinëve pas luftës në Iran? Zv/drejtori i Antiterrorit jep përgjigjen
Në një lidhje live për Euronews Albania në Now me Erla Mëhillin, shefi i Sektorit të Hetimit dhe zëvendësdrejtor për Antiterrorin, Sokol Cana, tregoi se sa e rrezikuar është shoqëria shqiptare nga komuniteti i muxhahedinëve që jetojnë në Durrës, duke e lidhur edhe me rastin e fundit ku dy gra u afroheshin fëmijëve nëpër shkolla duke alarmuar prindërit në Tiranë.
I pyetur nga gazetarja Erla Mëhilli nëse antiterrori shqiptar ka marrë masa për kontrollin e territorit pas dy alarmeve të ngritura në vendin tonë, Cana u shpreh se ky problem nuk është se nuk njihet nga ana e Policisë së Shtetit dhe se kjo e fundit ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të minimizuar rreziqet.
Ndërkohë, ai theksoi se rreziku nga Irani mund të vijë nëpërmjet hakerave iranianë dhe nga elementë të veçantë të sponsorizuar dhe të organizuar nga shërbimet sekrete iraniane.
“Ambasada e SHBA-së edhe më parë e ka trajtuar problemin, por ky problem nuk është se nuk njihet nga ana e Policisë së Shtetit dhe ky lloj rreziku nuk është se nuk njihet nga ana e Policisë së Shtetit dhe Policia e Shtetit ka të gjitha informacionet e nevojshme dhe ka marrë masat e duhura për të minimizuar rrezikun.
Rreziku është kryesisht nga këta që mund të vijnë nga elementë të veçantë të sponsorizuar dhe të organizuar nga shërbimet sekrete iraniane, por rreziku është edhe përsa i përket sulmeve kibernetike për të cilat opinioni është i njohur publikisht.
Pra, të gjitha strukturat shtetërore kanë marrë masat e duhura për të minimizuar këto sulme kibernetike që janë në vijim dhe janë marrë të gjitha masat që impakti të jetë sa më i ulët”, u shpreh Cana.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë