Sa kg kokainë qarkullonte në 2006-ën? Gazetari bën llogarinë e “Baronit të drogës”

10 Tetor 2023 | 22:16

Gazetari Sokol Bregu tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euroneës Albania se në kohën kur Gëzim Çela u quajt “Baron i drogës”, ky u kap me një sasi kokaine e cila ishte me kile, ndëekohë që sot kapen me tonelata dhe nuk  quhen më baron.

Ai tha se sasia që i është kapur Gëzim Çelës është e njëjtë me atë që mund të kapet sot në një kuti me banane që vjen nga Ekuadori.

“Në 2006 kur ju kap një sasi droge, media filloi ta trajtonte si një baron droge. Kishte arsye, se mos të harrojmë në 2006 kokaina në Shqipëri ishte me kile, nuk kishte me kuintal dhe me tonelata siç është tani. Nuk kishte përdorues kokaine në Shqipëri, mund të ishin disa me numërim në gjithë Tiranën.

Kur u kap u quajt baron dhe i ngeli, siç i ngeli dhe Balilit. Tani po çojnë tonelata të gjithë, jo më me kile. Droga është përhapur shumë. E marrim të mirëqenë që ky kishte 1.4 hashash, me sa do e ndërronte? Me 50-60 kile kokainë. Kaq kile ka çdo kuti me banane që vjen nga Ekuadori”,-tha Sokol Bregu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026