Sa paguhen pensionistët në rajon? 425 € në Mal të Zi, 190 € në Shqipëri

9 Tetor 2024 | 16:17

Mali i Zi është shteti që i trajton të moshuarit me pagesat më të larta në Ballkanit Perëndimor. Në fund të vitit 2023, pensioni mesatar atje, ishe 425 euro. Në vendin tonë, mesatarja është 190 euro, dukshëm më e ulët se shteti ynë fqinj.

Ndërkohë, në vendet e tjera pensionet arrijnë nga 120 në Kosovë deri në 390 euro në Serbi.

Skema e pensioneve është e ngjashme në vendet e rajonit dhe bazohet tek vitet e punës së individëve, por nuk është e njëjtë, çka sjell edhe hendekun në pagesa. Kështu ne Kosove, sistemi është me 4 kategori, ndërsa ne Bosnje Hercegovinë, sistemi është i ndarë mes komuniteteve.

Kosova i rriti pensionet këtë javë me 20%, duke garantuar pagesën 120 euro për çdo individ që mbush 65 vjeç dhe më tej përshkallëzimin e shumës mujore deri në 318 euro sipas viteve të punës. Në shtetin tonë fqinj përfitues janë 304 mijë persona.

Vendim për rritje pensionesh këtë vit ka marrë edhe Serbia me 14% për 1.65 milionë përfitues, ndërsa Shqipëria po harton një reformë, me të cilën premton rritje dinjitoze për vitet në vazhdim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026