“Sa shpejt rrëzohet propaganda”, Tabaku për lirimin e Bllakos: Drejtësia e brishtë!

6 Tetor 2022 | 17:48

Deputetja e Partisë Demokratike, nga foltorja ka komentuar lirimin nga burgu të ish-deputetit socialist Alqi Bllako.

Teksa e ka konsideruar ironi vendimin për Bllakon, Tabaku tha se drejtësia në momentet që duhet të tregohej e fortë, u tregua e brishtë.

“Sot për herë të parë Këshilli i Integrimit bëri një mbledhje me dyer të mbyllura në lidhje me hapat e nevojshme për procesin e integrimit, ku i ftuari i veçantë ishte Gunther Rischbaun, deputet i parlamentit gjerman por njëkohësisht edhe reporter për Ballkanin Perëndimor, ndërkohë që vlerësonin punën dhe arritjet e SPAK dhe ofrimin e mbështetjes për SPAK, jepet lajmi që ish deputeti i Partisë Socialiste Alqi Bllako lejohet të largohet nga qelia.

Në fakt ironia shumë e madhe është ironi jashtëzakonisht e madhe, në momentin që reforma në drejtësi duhet të tregonte rezultate në momentin kur duhet patjetër që të gjithë të jemi bashkë  për të treguar pak rëndësi ka nëse ke pushtet apo jo, nëse je deputet i kësaj partie apo pjesë e asaj partie, nëse ti je i akuzuar për korrupsion dhe sot duhet të ishe pas hekurave në bazë të provave, sot reforma në drejtësi tregoi sesa e brishtë është”- theksoi deputetja.

Më tej, Tabaku theksoi se propaganda në vendin tonë rrëzohet shpejtë.

“Kemi tre pas hekurave që kanë qenë funksionarë të lartë rrëzohen brenda ditës dhe sa shpejt rrëzohet propaganda sidomos për inceneratorët. Kur shoh që dështojnë reformat dhe ka papërshkueshmëri na vendos në pikëpyetje edhe votën që kemi dhënë para 6 viteve”- tha Tabaku.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026