Sa të rrezikshme janë ethet Lassa?
Një person ka humbur jetën në Britaninë e Madhe prej etheve Lassa. 3 rastet e reja me këtë virus lidhen me udhëtimet e fundit në Afrikën perëndimore.
Njëri prej rasteve është shëruar, ndërsa tjetri do të marrë kujdesin e specializuar në Royal Free London NHS Foundation Trust.
Një zëdhënës i ministrisë së Shëndetësisë deklaroi se janë duke marrë masa për të gjurmuar kontaktet e viktimës në mënyrë që të parandalojnë përhapjen.
Çfarë janë ethet Lassa?
Ethet Lassa janë një virus i cili shfaqet kryesisht në vendet e Afrikës perëndimore, duke përfshirë Nigerinë, Sierra Leone, Malin, Liberinë dhe Guinenë. Ai transmetohet te njerëzit, kryesisht përmes ushqimit ose objekteve.
OBSH thotë se simptomat më të zakonshme janë ethet, dobësimi i sistemit imunitar dhe më pas dhimbja e kokës, të vjellat dhe diarreja.
25 për qind e pacientëve kalojnë dhe humbje të dëgjimit. Gjysma e tyre do ta rikuperojnë pas 1 deri në 3 muaj.
Në rastet më të rënda, ënjtja e fytyrës, lëngjet në mushkëri, gjakderdhja nga goja, hunda, vagina ose trakti gastrointestinal dhe presioni i ulët i gjakut mund të shfaqen si simptoma, sipas OBSH-së.
LEXONI GJITHASHTU:
Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit