Sa vjet burg rrezikon Fatmir Mediu? Flet ish-prokurori i Krimeve të Rënda
Kjo është matematikë që nuk bëhet dot. Ishte kjo përgjigjja që dha ish-prokurori Eugen Beci kur u pyet për sa vite burg rrezikon Fatmir Mediu në “Now me Erla Mëhillin”.
“Me gjobë deri në 7 vjet, kemi rrethana rënduese neni 49 i Kodit Penal, kemi rrethana lehtësuese neni 50 i Kodit Penal, kemi të dhëna të cilat do të përfshihen në bindjen e brendshme të gjyqtarit dhe të gjitha këto më bëjnë që mos ta jap dot një shifër,” – u shpreh Beci.
SPAK njoftoi këtë të mërkurë mbylljen e hetimeve në lidhje me ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu për çështjen “Gërdeci”.
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, bën me dije se Mediu akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues”.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë