Sabotim apo aksident? Vendet nordike kërkojnë sqarime nga Kina për kabllot nënujorë

28 Nëntor 2024 | 16:12

Media të ndryshme kanë raportuar të enjten se Suedia ka kërkuar kthimin e anijes tregtare kineze në ujërat nordike, për të lehtësuar hetimet mbi dëmtimin e kabllove nënujorë për transmetimin e të dhënave.

Anija kineze, që aktualisht ndodhet në ujëra territoriale mes Suedisë dhe Danimarkës, u bë e dyshuara kryesore pasi u raportua në zonën ku kabllot ishin prerë.

Suedia, Finlanda dhe Gjermania ndërmorën një hetim javën e kaluar lidhur me incidentin dhe kanë ngritur shqetësime për një akt sabotimi.

“Nëse kemi një incident të vetëm, atëherë mund të jetë aksident. Por nuk ndodhin dy aksidente të ngjashme brenda 24 orëve”, tha Vermund Sogaard-Sorensen, ish-komandant i ushtrisë daneze.

“Qëndrimi pa lëvizur mbi vendin ku ndodhen tre kabllot nuk është normale për një anije tregtare”, u shpreh Jens Wenzel Kristoffersen, analist ushtarak.

Kryeministri suedez, Ulf Kristersson deklaroi se për momentin nuk po akuzon askënd, por kërkon që të zbardhet ajo që ka ndodhur.

 

LEXONI GJITASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump, bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn; diskutohet fundi i luftës

Presidenti Donald Trump zhvilloi biseda telefonike me liderët e Ukrainës dhe Rusisë ditën e shtunë, me rastin e 4 Korrikut, ditës së Pavarësisë së Shteteve...
13:56 | 05/07/2026

Thirrjet në varrimin e Khamenei: Të vrasim Trump! Vdekje Amerikës!

Një folës në ceremoninë mortore të ish-liderit suprem iranian, Ali Khamenei, bëri thirrje për vdekjen e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Duke folur...
13:52 | 05/07/2026

Lutjet mortore për Khamenein mbahen pa Mojtaban; djemtë e tjerë marrin pjesë

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, mungoi në lutjet mortore për babanë dhe paraardhësin e tij, ajatollahun Ali Khamenei, të mbajtura herët në mëngjesin e...
12:16 | 05/07/2026