Sahati i gurtë i Gjirokastrës, zemra historike që troket sërish mbi luginën e Drinos
Sahati i gurtë i kalasë së Gjirokastrës është pjesë e veçantë e imazhit turistik të qytetit, atraksion tërheqës për turistët vendas dhe te huaj.
Sahati i gurtë i kalasë së Gjirokastrës është një prej simboleve të qytetit dhe atraksion tërheqës për turistët. I rijetëzuar së fundi trokitjet e këmbanës së tij dëgjohen përgjatë Luginës së Drinos. Sahati është ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe mbart vlera të veçanta historike dhe arkitekturore.
“Kalaja e Gjirokastrës ka pasur kullën e Sahatit,por mungonte sahati(ora) kishte vite që kishte pushuar së punuari, Sahati i Gjirokastrës edhe nga historia është i lidhur pazgjidhshmërisht jo vetëm me kalanë por edhe qytetin, historia tregon që ka patur edhe një këmbanë shumë të fortë,e cila dëgjohej në gjithë zonën përreth dhe ne kishim vite që mundoheshim për ta rregulluar dhe si përfundim erdhi çasti që ne e rregulluam dhe kalaja si dhe qyteti i Gjirokastrës u bë me një orë e cila i mungonte këtij siti” –shprehet Vaso Polo inxhinier.
Sahati i kalasë është një prej ndalesave kryesore për turistët vendas dhe të huaj përgjatë vizitës në Gjirokastër.
“Mund të them se kjo orë është me të vërtetë e bukur, ishte interesante që mësuam se ajo është simbol i qytetit, krahas dobishmërisë për matjen e kohës ajo është vërtetë tërheqëse me arkitekturën dhe stilin e ndërtimit në gur”-shprehet një turiste.
“Është një orë e veçantë e ndërtuar e gjitha në gur, më tërhoqi vëmendjen ndërsa vizitojmë kështjellën, dhe historiku i saj mesa u informuam është mjaft interesant”-shprehet një turist.
Sahati i kalasë së Gjirokastër është pjesë e veçantë e imazhit turistik të qytetit dhe motiv mbizotërues në suveniret dhe karakteristike të artizanëve lokalë.
Korça mikpret “Vox Baroque”, muzika spanjolle dhe arti ndërkombëtar mbushin Galerinë e Arteve Dixhitale
Dua Lipa hap Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar
“Michael” bëhet filmi biografik me fitimet më të larta në histori
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht