Sali Berisha: Lulzim Basha do të çelë një gjeneratë të re në pushtet, njësoj si në Kosovë
Ish kryeministri Sali Berisha tha për Lulzim Bashën në studion e “Ilva Now” se nëse fiton zgjedhjet do të sjellë një frymë të re politike në Shqipëri, të ngjashme me frymën që qeveria e re në Kosovë.
“Unë shoh që Lulzim Basha do të çelë një gjeneratë të re në pushtet, njësoj siç ndodhi në Kosovë”, u shpreh z. Berisha.
I pyetur nga gazetarja Ilva Tare nëse Lulzim Basha duhet të japë apo jo dorëheqjen nëse humbet zgjedhjen, z. Berisha u përgjigj se zgjedhjet ka për t’i fituar Lulzim Basha dhe përmendi se ai vetë, kur humbi zgjedhjet e 2013-tës dha dorëheqjen, mirëpo ky është thjesht një qëndrim personal sipas tij.
“Qëndrimi im është që unë kam dhënë dorëheqjen, por secili bën zgjedhjen e tij”, tha Sali Berisha.
Sali Berisha tha për listën e kandidatëve për deputetë të PD-së se është lista më e mirë e bërë ndonjëherë, pasi nuk ka hasur asnjë kundërshti.
“Si listë është lista për të cilën, siç keni konstatuar, ka pasur kundërshtitë më të pakta s çdo listë pararendëse”, u shpreh z. Berisha.
Z. Berisha shtoi se vetë ai ka parë të arsyeshme që PD-ja dhe LSI-ja të kandidojnë bashkë në zgjedhje, mirëpo sipas tij, LSI-ja kishte frikë se një dalje e tillë do ndikonte në identitetin e saj si parti.
“Unë isha për dalje bashkë PD dhe LSI, por LSI mendonte se kjo do t’i krijonte një problematike me identitetin e LSI-së si parti e majtë.”, u shpreh Sali Berisha.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 08:50 Holanda fiton 3-1 ndaj Tunizisë, kualifikohet e para e Grupit F
- 08:47 Mbyllet pas më pak se një viti burgu “Alcatraz”, DeSantis: Përmbushi rolin e emergjencës për të cilin ishte ndërtuar
- 08:42 Aksident hekurudhor në Poloni, përplasen dy trena. Raportohet për të plagosur (VIDEO)
- 08:34 Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla nuk do të jetojnë në Pallatin Buckingham pas rinovimeve
- 08:31 Pavarësisht armëpushimit në fuqi, Izraeli sulmon sërish Libanin jugor! Tre të vdekur dhe një i plagosur
- 08:30 Pedro Sanchez: Nuk e jap dorëheqjen, Spanja nuk ka korrupsion