Sali Berisha para protestës: Do t’i përgjigjemi dhëmbë për dhëmbë Edi Ramës
Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha tha në një konferencë për mediat pak para nisjes së protestës së paralajmëruar nga grupimi i tij para Kuvendit se PD është e vendosur të përballet me Edi Rama.
Berisha tha se sot çdo demokrat dhe demokrate e vërtetë ndihet një luftëtar i lirisë.
Ai e cilësoi një poshtërim të parlamentit kërkesën e SPAK për të kërkuar heqjen e imunitetit të tij në një kohë që më parë kishte vendosur një masë sigurie ndaj tij.
“Sot, këta prokurorë paraqiten në parlament pasi kanë rishkruar në zyrat e tyre me urdhër politik Kushtetutën e vendit. Gjë të cilën nuk mund ta bëjë kurrë asnjë njeri në Shqipëri, as presidenti, as kryeministër, atë mund ta bëjë vetëm parlamenti dhe sovrani popull në referendum. Sot, këta prokurorë paraqiten në parlament pasi i kanë hequr parlamentit kompetencën kushtetuese për dhënien e autorizimit për heqjen e lirisë së deputetit, siç bënë ata me heqjen e lirisë Sali Berishës për largimin jashtë shtetit. Sot pra, ata shkojnë si përfaqësues të Edi Ramës, mbi Kushtetutën, mbi parlamentin, poshtërojnë në këtë mënyrë institucionin qendror të një republike parlamentare, de facto sot një narkorepublikë apo republikë e bandës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve”, tha Berisha.
Kreu i Rithemelimit se duke nisur nga sot nisin protestat në të gjithë vendin.
“Shpall fillimin e një beteje pa kthim në të gjitha rrugët e Shqipërisë. Sot do jemi një grup shumë modest por jemi luftëtarët e parë të lirisë. Ftoj gjithë shqiptarët të na bashkohen në këtë betejë për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Sot jetën e japim, votën nuk e japim jemi në betejë pa kthim”, tha Berisha.
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)