Sali Berisha në Shkodër: Qeveria Rama e ka diskriminuar këtë qytet
Sali Berisha po kryen sot foltoren në qytetin e Shkodrës, ku demokratët janë mbledhur për të dëgjuar fjalën e z. Berisha dhe për bashkëbisedime rreth Partisë Demokratike.
Synimi i këtyre takimeve, sipas ish-kryeministrit është që ta “ngrejë Patinë Demokratike në vlerat e mëparshme”. Foltoret e Sali Berishes nëpër qytete të Shqipërisë kanë nisur menjëherë pasi kreu i PD-së Lulzim Basha e përjashtoi z. Berisha nga grupi parlamentar i PD-së.
Për qytetin e Shkodrës, Sali Berisha tha se është i diskriminuar nga qeveria e kryeministrit Rama.
“Për të, veriu nuk ekziston”, u shpreh Sali Berisha.
Sali Berisha e akuzoi qeverinë “Rama” se ka ngelur në vend numër në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
“Shqipëria është kthyer në delen e zezë të rajonit dhe Evropës”, tha ish-kryeministri.
Sali Berisha e akuzoi Edi Ramën se për t’iu kundërvënë nismës së Procesit të Berlinit, krijoi Ballkanin e Hapur.
Përgjegjësitë për faktin se Edi Rama ka nisur mandatin e tretë, bien mbi opozitën shqiptare. Opozita shqiptare nuk ka fituar në asnjë nismë përveç ligjit të dekriminalizimit, tha Sali Berisha.
“Opozita shqiptare kaloi këto tetë vite nga dështimi në dështim”, tha ish- kryeministri.
LEXONI GJITHASHTU:
Sali Berisha thirrje Ramës: Mos luaj me pluralizmin se do kesh fatin e paraardhësve
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta