Salianji ankimon zyrtarisht përjashtimin e tij nga gara për kryetar të PD-së

18 Maj 2026 | 11:39

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, ka ankimuar këtë të hënë zyrtarisht përjashtimin e tij nga gara për kryetar të PD-së.

Në kërkesën drejtuar kryesisë së Partisë Demokratike, Salianji pretendon se nuk është njoftuar zyrtarisht për asnjë masë disiplinore ndaj tij, ndërsa akuzon drejtuesit e PD-së se kanë vepruar në kundërshtim me statutin, duke mos pranuar dokumentacionin e kandidimit të tij për garën për kryetar partie.

Ai është shprehur se përfaqësuesit e tij nuk janë lejuar të dorëzojnë dokumentet në selinë e PD-së, ndaj ato janë dërguar me postë dhe email.

Sipas kërkesës, Salianji ka reaguar edhe ndaj deklaratave të sekretarit ligjor të PD-së, Ivi Kaso, sipas të cilit Salianji nuk plotësonte kriteret për të qenë kandidat, pasi nuk konsiderohej më anëtar i PD-së për shkak të pretendimeve për lidhje të papërshtatshme me persona të krimit të organizuar.

Në kërkesën e tij, Salianji mohon kategorikisht akuzat dhe kërkon që çdo pretendim ndaj tij të bëhet publik dhe të mbështetet me prova. Ai shprehet se nuk ka asnjë vendim të zbardhur për përjashtimin e tij nga partia dhe se procedurat statutore nuk janë respektuar.

Po ashtu, Salianji argumenton se kandidimi i Sali Berishës bie ndesh me statutin e PD-së. Sipas tij, pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, mandatit të Berishës si kryetar i PD-së i ka përfunduar automatikisht dhe statuti nuk i lejon rikandidimin në zgjedhjet pasardhëse për kreun e partisë.

Në dokument, Salianji përmend edhe shpalljen “non grata” të Berishës nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar, duke pretenduar se akuzat ndaj tij janë më të rënda se ato që PD pretendon ndaj vetë Salianjit.

Ai ka kërkuar gjithashtu shpalljen të pavlefshme të çdo vendimi për përjashtimin e tij nga PD, anulimin e vendimit të KOKOE-së dhe shqyrtimin e përputhshmërisë me statutin të vendimeve të marra nga Kryesia e PD-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e...
22:08 | 23/07/2026

Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet duke përgatitur fjalimin që do të mbajë të premten në mbledhjen e grupit...
21:52 | 23/07/2026