Salianji-Manjës: Hallexhinjtë në burgje, bosët në Dubai

31 Tetor 2022 | 15:50

Këtë të hënë, në Komisionin e Sigurisë kombëtare pati një debat mes deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji dhe Ministrit të drejtësisë Ulsi Manja.

Salianji tha se burgjet në vendin tonë janë mbipopulluar nga hallexhinjtë, por bosët e krimit sipas tij fshihen në dubai për shkak se mungon një marrëveshje ekstradimi me emiratet e bashkuara.

“Në Shqipëri, burgjet popullohen nga hallexhinjtë, nga ata që ndërtojnë apo suvatojnë pa leje, ata që bëjnë avlli shtëpie apo dritare. Krerët e krimit janë në arrati, në Dubai. Për këta, nuk është padiskutim përgjegjësia, por për aq sa ju takon të paktën për marrëveshje pëe ekstradimin”, theksoi Salani.

Ndërsa, ministri u shpreh se për marrëveshje ekstradimi, duhet të ketë vullnet edhe nga pala tjetër.

“Keni një shqetësim lidhur me mbipopullimin. Unë e thashë, amnistia është një nga elementët, ta bëjmë apo mos ta bëjmë? Lidhur me marrëveshjen, mund të kërkosh marrëveshje ekstradimi, po varet e ka vullnet nga pala tjetër”, u shpreh Manja.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026