“Salianji nuk e krijoi lëvizjen për kryetar të PD”, Peka i ashpër: Donte postin e Flamur Nokës

30 Prill 2026 | 21:28

Ish-zv.ministri i Brendshëm, Avenir Peka komentoi në emisionin Now në Euronews Albania garën për kryetar të Partisë Demokratike dhe debatet në distancë mes eksponentëve brenda kësaj partie.

Sipas tij, arsyeja pse Ervin Salianji krijoi lëvizjen brenda PD nuk ishte për kryetar të partisë, por sepse synonte postin e Flamur Nokës.

“Dihet që Berisha do fitojë në atë parti… Kur ka filluar Salianji lëvizjen nuk e ka krijuar për kryetar të PD, deri para pak kohësh ka qenë te Flamur Noka ai, nuk ka asgjë të keqe të ketë debat në parti dhe në qoftë se ka parti që ka debat është Partia Demokratike, në PS nuk ka ndodhur, në PD po është zgjedhur kryetari i ri në 2013, PS ka që në 2005, në 2021 ndodhi ajo që ndodhi dhe nisi një lëvizje e paprecedentë, edhe në kohën e Bashës ka pasur garë, por ata që kanë qenë në garë me Bashën kanë qenë njerëz seriozë. Nëse flitet për dinamizëm brenda një partie, për garë, PD është simbol i kësaj saqë është kthyer në dobësi”, tha Peka.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026