Salianji: PS i vodhi zgjedhjet, kemi bërë 170 kallëzime në prokuroritë e rretheve dhe SPAK
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, tha se Partia Socialiste përdori në fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit asetet dhe burimet shtetërore në kundërshtim me rregullat dhe parashikimet ligjore.
“Padiskutim që pritshmëritë kanë qenë pritshmëri të mëdha për ndryshim, për të bërë diferencën dhe për të bërë ndryshimin. Nga ana tjetër kishim PS që nuk kishte program, por asetet dhe burimet shtetërore i përdori dhe me sa u pa kjo ishte diferenca”, tha Salianji.
I pranishëm në studion e Euronews Albania, z. Salianji pretendon se Partia Socialiste i ka vjedhur zgjedhjet.
Ai shtoi se Partia Demokratike ka bërë 170 kallëzime në prokuroritë e rretheve dhe në SPAK në lidhje me paligjshmëritë, të cilat sipas tij janë dokumentuar para dhe gjatë procesit zgjedhor.
Z. Salianji tha se pas rezultatit jo të mirë të 25 prillit, Partia Demokratike do të bëjë reflektim dhe një analizë të thellë.
“I vodhi zgjedhjet. Ne kemi bërë 170 kallëzime në prokuroritë e rretheve dhe në SPAK, të cilat duhet të hetoheshin në mënyrë të menjëhershme. Padiskutim që PD do të bëjë të gjitha lëvizjet e nevojshme dhe të domosdoshme së bashku me demokratët. E sigurt që PD do të ketë zgjedhje shumë afër dhe do të bëjë reflektimet e nevojshme”, tha ai.
Pyetjes së gazetares Bruna Çifligu nëse PD-ja do të hyjë apo jo në Parlament në muajin shtator, z. Salianji tha se selia blu do zhvillojë betejë në çdo front, ndërsa shtoi se fokusi i tanishëm është dokumentimi i të gjithë shkeljeve zgjedhore, që sipas tij i ka konsumuar PS-ja.
“Do të jemi në betejë në çdo front, ne jemi duke kontestuar procesin zgjedhor nga pikëpamja formale dhe ne nuk mund të flasim pa u përmbyll i gjithë procesi. Fokusi kryesor tani është tek nxjerrja e parregullsive”, shtoi Salinaji.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta