English

Salianji: Vettingu në polici synonte përfshirjen e efektivëve në fushatën e PS

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka deklaruar se vettingu në polici, kishte si synim përfshirjen e efektivëve në fushatën e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit.

- Advertisement -

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, pasi kishte kërkuar interpelancë me Ministrin e Mbrojtjes Bledi Çuç, deputeti demokrat tha se kërkohej intimidimi i një pjese të madhe të policisë për t’i angazhua në fushatë.

“Për t’i përfshirë në fushatën e Partisë socialiste në zgjedhjet e 25 prillit dhe e njëjta gjë ishte me propozimin për vettingun në polici, ku kërkohej të intimidohej një kontingjent i madh për t’i përfshirë edhe ata dhe për t’i kërcënuar për t’i përfshirë në fushatën e PS”, deklaroi Salianji.

Në lidhje me Operacionin Forca e Ligjit (OFL), Salianji nënvizoi se nuk janë arritur qëllimit për të cilën kjo strukturë u ngrit,.

Ai hodhi dyshime se zyrtarë ose ish-zyrtarë që janë subjekt i këtij ligji, mund të jenë favorizuar dhe nuk janë dërguar në SPAK.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?