Salvini: Kam mbrojtur Italinë kundër emigracionit masiv, s’e jap dorëheqjen
Ministri italian i Transportit Matteo Salvini sot, pasi mbërriti në sallën e gjyqit në Palermo, ku po gjykohet për pengimin e zbarkimit të 147 emigrantëve nga anija e shpëtimit, tha se veprimet e tij ishin vetëm “mbrojtja” e Italisë dhe se ai nuk planifikon të japë dorëheqjen.
“Jam absolutisht krenar për atë që kam bërë, kam mbajtur premtimet e mia, kam luftuar kundër emigracionit masiv dhe cilido qoftë dënimi për mua, sot është një ditë e mirë sepse jam krenar që kam mbrojtur vendin tim. Do ta bëja sërish nga e para dhe po shkoj në sallën e gjyqit krenar për punën time”, tha Salvini.
Zëvendëskryeministri italian u tha gazetarëve të mbledhur se nuk ka në plan të japë dorëheqjen pavarësisht rezultatit dhe kujtoi se sot pritet vendimi i shkallës së parë, raporton Rai.
Nëse shpallet fajtor, Salvini mund të dënohet me gjashtë vjet burg. Salvini, i cili ishte ministër i Brendshëm në vitin 2019, u përpoq të parandalonte organizatën humanitare spanjolle “Open Arms” që të sillte 147 azilkërkues në Itali, si pjesë e politikës së tij për mbylljen e porteve për emigrantët dhe reduktimin e mbërritjeve të parregullta.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë