Salvini kritikoi ashpër Macronin, Parisi thërret ambasadorin italian
Parisi ka thirrur ambasadoren italiane në Francë, Emanuela D’Alessandro, pas komenteve të zëvendëskryeministrit italian, Matteo Salvini, ndaj presidentit francez Emmanuel Macron, lidhur me mbështetjen e Francës për dërgimin e trupave në Ukrainë.
Salvini i është drejtuar Macronit duke thënë: “Vish helmetën, xhaketën, pushkën dhe shko në Ukrainë”, duke komentuar propozimin e Francës për të dërguar trupa. Ai gjithashtu kritikoi planet e Macron për një “ushtri evropiane, riarmatim evropian dhe borxhe të përbashkëta evropiane për të blerë raketa”, sipas raportimeve të ANSA.
Ky incident ka detyruar autoritetet franceze të theksojnë se komentet e Salvinit janë në kundërshtim me klimën e besimit dhe marrëdhëniet historike midis Francës dhe Italisë, si dhe me konvergjencën e dy vendeve për mbështetjen e palëkundur ndaj Ukrainës.
Vendimi për thirrjen e ambasadores duket të jetë nxitur edhe nga sulmet e përsëritura të Salvinit ndaj Macron, të cilin shpesh e quan publikisht një “nxitës lufte” dhe një “bombardues”.
LEXONI GJITHASHTU:
Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
Vijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)
“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij