Samiti i 6 dhjetorit| Presidenti Bullgar mbërrin në Tiranë

5 Dhjetor 2022 | 17:18

Presidenti Rumen Radev mbërriti të hënën në Tiranë për të marrë pjesë të nesërmen në Samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Në kuadër të vizitës së tij, Radev do të takohet me përfaqësues të minoritetit bullgar në Shqipëri dhe me zyrtarë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, njoftoi Sekretariati për shtyp i Radevit.

Në delegacion është edhe ministri i jashtëm Nikolai Milkov.

Takimi do të fokusohet në partneritetin strategjik dhe zhvillimin e dialogut politik ndërmjet BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, sfidat e sigurisë, presionin e migracionit, luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Kapërcimi i pasojave negative socio-ekonomike të luftës në Ukrainë dhe thellimi i krizës së energjisë dhe ushqimit do të jenë gjithashtu ndër pikat kryesore të diskutimeve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026