Samiti i BE-së, dështon përpjekja për shfrytëzimin e aseteve ruse
Bashkimi Evropian nuk arriti të dilte me një qëndrim të unifikuar sa i takon përdorimit të aseteve të ngrira ruse, me vlerë 140 miliardë euro, për rindërtimin e Ukrainës. Shkak u bë qasja e Belgjikës, e cila i druhet një hakmarrjeje financiare të Rusisë duke qenë se asetet mbahen nga një agjenci me bazë në Bruksel.
Belgjika i qëndroi qasjes së saj gjatë samitit të liderëve të BE-së, duke parandaluar realizimin e planit “guximtar” për të mundësuar huanë prej 140 miliardë eurosh për Ukrainën, duke përdorur asetet e ngrira të Bankës Qendrore të Rusisë.
Pjesa dërrmuese e aseteve mbahet nga agjencia Euroclear, një qendër depozitash me seli në Bruksel.
Kryeministri belg Bart De Wever e ngriti çështjen duke bërë thirrje për një ndarje të barabartë të rreziqeve financiare dhe ofrimin e garancive të forta nga të gjitha shtetet anëtare.
“Kush do t’i japë këto garanci? Shtetet anëtare? Sepse Komisioni Evropian nuk mund të garantojë shtetet anëtare të nënshkruajnë një garanci të përbashkët”, u shpreh De Ëever në përfundim të samitit.
Shqetësimi kryesor i kryeministrit belg është një hakmarrje e Rusisë në rast se Moska vendos të kërkojë kthimin e aseteve në momentin kur sanksionet të jenë hequr.
Pas bisedimesh intensive dhe negociata që zgjatën gjatë gjithë ditës, liderët dështuan të adresonin shqetësimet e De Ëever dhe të merrnin “bekimin” e tij.
Hungaria ndërkohë përdori të drejtën për ta kundërshtuar këtë nismë, edhe pse kjo qasje e saj ishte diçka e pritshme.
Rezistenca e palës belge ra ndesh me qëndrimin e shumicës së vendeve anëtare në sallë, që i shohin asetet ruse si rrugën e vetme për të ndihmuar Ukrainën duke mos futur duart në xhepat e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjuriç në Uashington, nis procesi i Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë
Garda Revolucionare: Kemi goditur bazën amerikane në Katar
Shpërthimi i Ebolës në Kongo, 7 amerikanë në karantinë pas ndalimit të udhëtimit nga SHBA
- 18:21 Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë
- 18:13 35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve
- 18:05 Macron kundër sondazheve që nxjerrin fituese Le Pen në 2027: Mos parashikoni më të keqen për francezët
- 17:57 Hungaria nis hetimet ndaj ish-ministrit të jashtëm për lidhje të dyshuara me Rusinë
- 17:54 Gjuriç në Uashington, nis procesi i Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë
- 17:49 Garda Revolucionare: Kemi goditur bazën amerikane në Katar