Forcat amerikane sulmojnë një anije të dyshuar me drogë, 6 viktima në Karaibe

24 Tetor 2025 | 16:56

Forcat amerikane kanë nisur një tjetër sulm ndaj një anijeje në Karaibe që dyshohet se po kontrabandonte drogë. Sulmin e njoftoi të premten Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth. Ai shtoi se nga sulmi u vranë gjashtë personat në bord.

“Mbrëmë, me urdhër të Presidentit Trump, Departamenti i Luftës nisi një sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje të operuar nga Tren de Aragua, një bandë venezueliane që është përcaktuar si “organizatë terroriste” nga Uashingtoni,” shkroi Hegseth në një postim në platformën X.

Ai theksoi se nga sulmi nuk është lënduar asnjë anëtar i forcave amerikane.

“Gjashtë narko-terroristë ishin në bordin e anijes në kohën e sulmit, i cili u zhvillua në ujëra ndërkombëtare – dhe ishte sulmi i parë i natës. Gjashtë terroristët u vranë, ndërsa asnjë anëtar i forcave amerikane nuk u plagos në këtë sulm”, shtoi ai.

Uashingtoni ka njoftuar dhjetë sulme kundër anijeve që dyshohet se transportojnë drogë në Karaibe dhe Paqësor që nga shtatori, me një numër prej të paktën 43 të vdekurish.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Krimea përballet me krizë karburanti dhe energjie, autoritetet ruse pranojnë përkeqësimin e situates

Krimea e pushtuar nga Rusia po përballet me probleme të rënda në furnizimin me energji elektrike dhe karburant, ndërsa autoritetet lokale kanë pranuar se gjendja...
20:06 | 17/07/2026

Cisterna e sanksionuar po rrjedh naftë pranë brigjeve të Omanit

Një anije nën sanksione për transportimin e karburantit rus ka të ngjarë të ketë rrjedhje nafte në një zonë detare të mbrojtur pranë brigjeve të...
19:34 | 17/07/2026

Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, vritet një person. Plgoset polici dhe autori (VIDEO)

Një civil u vra dhe një oficer policie u plagos pas të shtënave me armë në qytetin verior danez, Norresundby. Personi i armatosur u plagos...
19:25 | 17/07/2026