Samiti i Euronews, Rama: Brukseli ka ndryshuar qasje, e zgjoi agresioni ushtarak

4 Nëntor 2025 | 17:35

Kryeminstri Edi Rama në një lidhje live në Samitin e Zgjerimit të Euronews u shpreh se raporti dhe vlerësimet e rrugëtimit të Shqipërisë janë pozitive. Ai theksoi se janë hapur 5 nga 6 kapituj dhe se Shqipëria ka avancuar krahasuar me vendet e tjera.

“Raporti është shumë pozitiv, gjithë viti ka qene pozitiv. Ne kemi hapur 5 nga 6 kapituj në 11 muaj i cili në termat e shpejtësie është një rekord. Është diçka qe vetëm vitet e fundit nuk kishim shanse ta imagjinonin dhe vetëm mund ta imagjinonin për këtë arsye jeta është e bukur.

Përtej sjelljes qe është një punë shumë e madhe, shpejtësia është në varësi të dy faktorëve. Nga njëra anë, vitet e përuljes ku Komisioni Evropian i thoshte që të hapte negociatat dhe u ne u refuzuam nga disa shtet. Me kokëfortësi u trajnuam në mënyrën më të vështirë për të treguar gjërat tona të vërteta. Dhe në fakt kur momenti erdhi ne ishim shumë të avancuar.

Ai theksoi se u desh një agresion ushtarak që Brukseli të zgjohej. Sipas tij retorikat e BE-së se duan të zgjerohen por nuk janë gati për të negociuar ka përfunduar dhe se shpreson që gjithçka të finalizohet në një tryezë.

“Edhe shtet e tjera kanë pritur shumë. Sa i takon faktorit nr. 2 Brukselit, që ka ndryshuar qasje dhe u zgjua fatkeqësish, ka qenë një nevojë për një agresion ushtarak që të zgjonte Brukselin jo vetëm në nivelin e Komisonit që kemi parë kokë fortësi.

Të gjitha këto retorikat e zakonshëm se ne u duam, do martohemi por nuk jemi gati të flasim për momentin, kjo retorikë mbaroi dhe erdhi një qasje e re.  Uroj që të mos zhduket, ndryshojë kjo qasje dhe ta finalizojmë dhe të jemi të gjithë në një tryezë”, tha Rama.

Kryeministri foli edhe lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ai theksoi se anëtarësimi mund të ndodhë para 2030 teksa shtoi se 2027 është një afat që mund të çojë Shqipërinë në BE.

“Mund t’iu them se 2030 nuk është një datë që e kam parë në një ëndërr por është një afat, një rezultat i një llogaritje të thjeshtë, ne kemi filluar nga fakti se bashkë me komisionin kemi rënë dakord në një kalendar shumë ambicies për të përmbyllur bisedimet dhe anëtarësimin brenda 2027. Ka mundësi që mund të ndodhe edhe më shpejt”, shtoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026