Samiti i NATO-s/ Masa sigurie ekstreme në Hagë: Policë, ushtarë dhe dronë

24 Qershor 2025 | 16:36

Ka nisur në Hagë samiti i NATO-s, me pjesëmarrjen e liderëve më të rëndësishëm të botës, të cilët kanë në fokus politikat e Aleancës, por edhe krizat e ndryshme si ajo në Ukrainë, ajo në Gaza dhe Irani.

Dhe, si për çdo event të profilit të lartë, masa të larta sigurie janë marrë, duke e kthyer qytetin holandez në një vatër ushtarësh dhe agjentësh policie, në kuadër të operacionit “Mburoja Portokalli”.

Kështu, 27 mijë oficerë policie dhe rreth 10 mijë personel ushtarak, përfshirë 5 mijë efektivë të xhandarmërisë mbretërore, janë angazhuar në kryeqytetin politik të Holandës për të garantuar sigurinë e samitit.

Gardhe me tela me gjemba që shtrihen deri në 5 kilometra janë ngritur përgjatë shëtitores së samitit, në selinë e Forumit Botëror.

Fluturimet janë tërësisht të ndaluara brenda një rrezeje prej 16 kilometrash nga Haga, ndërsa kufizime do të ketë edhe sa i takon lundrimeve.

Por krahas këtyre, autoritetet kanë instaluar edhe artileri anti-ajrore në mbarë Holandën. Vetëm në Hagë, ato mund të shihen në vende parkimi, si dhe në kodra ranore pranë plazhit.

Gjithashtu, dronë të policisë dhe ushtrisë po fluturojnë në qiejt përreth samitit dhe lokaliteteve të tjera ku po qëndrojnë liderët.

Në terren, krahas policisë së rregullt, kanë zbritur edhe njësitë anti-turmë për shkak të protestave dhe për motive sigurie asnjë rrjet Wi-Fi nuk do të funksionojë përgjatë dy ditëve të punimeve.

Për komunikimin janë shtruar kabuj të posaçëm që arrijnë deri në 30 kilometra.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës, Spitali i Traumës njofton gjendjen e të plagosurve

Spitali Universitar i Traumës ka dalë me një njoftim të ri përsa i përket gjendjes së të plagosurve nga aksidenti i ditës së djeshme në...
10:10 | 01/07/2026

Shisnin lëndë narkotike në plazhe dhe zona të ndryshme të Durrësit, arrestohen dy shpërndarësit (EMRAT)

Janë vënë në pranga këtë të mërkurë dy persona pasi u kapën në flagrancë duke shitur lëndë narkotike. Sipas raportimeve të policisë, në pranga kanë...
09:58 | 01/07/2026

Ish-boksieri Ilir Selmani nën masa të rrepta sigurie në GJKKO, SPAK kërkon dënimin me 28 vite burg

Ish-boksieri Ilir Selmani është paraqitur këtë të mërkurë nën masa të rrepta sigurie në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin...
09:56 | 01/07/2026